Arkiv-Lajme të përditësuara

Dritan Prifti, i pavarur. KQZ shyrton sot kërkesën

Postuar në 06 Maj, 2013 03:23

 

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrton ne mbledhjen e sotme kërkesën e Dritan Priftit për t’u regjistruar si kandidat i pavarur.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 06.05.2013, ora 12:00 zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Shqyrtimi i Projekt-vendimit: “Për regjistrimin e Z.Dritan Prifti, si kandidat i mbështetur nga zgjedhësit për zonën zgjedhore, Qarku Fier” thuhet në njoftimin e KQZ-se.

Në Itali, peng 50 mijë karta të emigrantëve

Postuar në 06 Maj, 2013 03:22

 

-Qeveria shqiptare po mban peng rreth 50 mijë karta identiteti të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë në Itali për t’i përdorur për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Shqetësimin e ka përcjellë për gazetën “Shekulli”, kreu i degës së PS-së në Itali Edmond Kumaraku, që thotë se me manovra qeveria kërkon të manipulojë zgjedhjet e 23 Qershorit nëpërmjet kartave të identitetit të emigrantëve. 

Marko Bello nuk do të jetë kandidat për deputet: Krenar që nuk më largoi vota, por kapriçoja e një tekanjozi

Postuar në 06 Maj, 2013 03:21

 

Marko Bello nuk do të jetë kandidat për deputet i Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013. Kjo është konfirmuar nga vetë Bello, i cili ka reaguar në rrjetin social “Facebook” duke e cilësuar këtë vendim si “kapriçoja e një tekanjozi”.

PS: Berisha e ktheu administratën në një strehë për të paaftët, me njerëz si Muli e Nardi

Postuar në 06 Maj, 2013 03:19

 

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka dështuar me administratën publike. Kandidatja për deputete e PS, Lindita nikolla, ka thënë në një konferencë shtypi se Berisha e ka mbushur administratën me njerëz të paaftë, si Muli dhe Nardi.

Ajo tha se Berisha rdhi në pushtet me premtimin e madh një qeveri e vogël, eficiente dhe në dietë. Premtoi se administrata do të reduktohej me 10% dhe shpenzimet administrative me 25%. Por nuk bëri asnjë nga këto, përkundrazi, situata me administratën publike sot është alarmante.

DATA PËR SERBINË, VETËM PAS ZBATIMIT TË MARRËVESHJES

Postuar në 06 Maj, 2013 03:18

 

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se pas bisedimeve me presidentin e Austrisë dhe Polonisë në Mathausen, se ata ishin pozitivë për ta mbështetur integrimin evropian të Serbisë.

Por, mbështetja e tillë mund të ndodhë vetëm pas zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidentët austriak dhe polak, për këtë temë kanë folur edhe me njëri-tjetrin, ndërsa mbështetjen për rrugën evropiane të Serbisë, Daçiqi e mori edhe nga Ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger, raportojnë mediat serbe.

Tiranë, ekzekutohet biznesmeni

Postuar në 06 Maj, 2013 03:17

Një 45-vjeçar i identifikuar me emrin Hikmet Kotorri, biznesmen në fushën e ndërtimit është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme me armë zjarri. 

Vrasja ka ndodhur pranë banesës së tij në rrugën “Besnik Sykja”, në Tiranë. Sipas policisë, biznesmeni ishte duke hyrë në pallatin ku banonte kur është sulmuar dhe është qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar plagë që i kanë marrë jetën shumë shpejt. 

Haxhinasto në Itali: Vota e emigrantëve duhej përfshirë në Kodin Zgjedhor

Postuar në 05 Maj, 2013 13:38

 

Hakerat sulmojë faqen e Edi Ramës, fshinë tabelën e llogaritjes së taksës

Postuar në 05 Maj, 2013 13:37

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama një orë më parë kishte postuar në faqen e  vetë në Facebook një link, që u mundësonte gjithë qytetarëve të llogarisnin vetë taksën që do të paguanin. Por mbas 30 minutash faqja e kryetarit është sulmuar nga hakerat, dhe kanë fshirë tabelën e llogaritjes.

Tabela me linkun që u fshi

Kreu i PS-së Edi Rama, kishte publikuar në Facebook një tabelë mbi llogaritjen e taksës.

Kosovrasti: “Shkarkimi im, deklaratë e të majtëve, jo vendim”

Postuar në 05 Maj, 2013 13:36

 

Kreu i këshilltarëve të djathtë, Poni, thotë se nuk do ta njohin rezultatin e një veprimi joligjor

Shpresa Mezini

Votat pro largimit të kryetarit të Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti, kanë nxitur tension dhe deklarata të panumërta.

Nishani uron besimtarët për Pashkët, duke u kërkuar bashkëpunim për…zgjedhje të qeta

Postuar në 05 Maj, 2013 13:35

 

Gafat e presidentit Bujar Nishani me fjalimet e tij duket se nuk kanë fund. Me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse, ai ka kërkuar nga ana e besimtarëve që të bashkëpunojnë për zgjedhje sa më të qeta, duke dalë kështu nga domethënia e kësaj feste.

Pas pak kemi zgjedhjet parlamentare. Ftoj me këtë rast, ju dhe komunitetet e tjera besimtare, në një bashkëpunim sa më të frytshëm me institucionet në të mirë të zhvillimit të qetë të zgjedhjeve” thotë Nishani.

Më pas ai ka vlerësuar edhe rolin e përfaqësuesve të Kishës në çështjen kombëtare shqiptare.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara