PS: Berisha e ktheu administratën në një strehë për të paaftët, me njerëz si Muli e Nardi

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka dështuar me administratën publike. Kandidatja për deputete e PS, Lindita nikolla, ka thënë në një konferencë shtypi se Berisha e ka mbushur administratën me njerëz të paaftë, si Muli dhe Nardi.
Ajo tha se Berisha rdhi në pushtet me premtimin e madh një qeveri e vogël, eficiente dhe në dietë. Premtoi se administrata do të reduktohej me 10% dhe shpenzimet administrative me 25%. Por nuk bëri asnjë nga këto, përkundrazi, situata me administratën publike sot është alarmante.
“Profesionistët dhe ekspertët u hodhën në rrugë, në kundërshtim me ligjin për t’u zëvendësuar me militantë partiakë që në mungesë absolute të meritokracisë vegjetojnë për tu aktivizuar në periudha fushatash elektorale. Këtë nuk e themi vetëm ne, por e ka nënvizuar me shqetësim dhe raporti i fundit i Komisionit Europian, i cili shton me tej se kjo administratë e ka tejet të vështirë të përmbushë detyrat që shoqërojnë përmbushjen e detyrimeve për të bërë përpara me integrimin europian.
Sali Berisha premtoi se do të ngrinte Universitetin e Administratës Publike, por nuk e bëri. Ose gënjeu që në fillim, ose rrugës kuptoi se mes një administrate të dobët, shumë ministra (si muli) e zëvendësministra (si Nardi) do binin më pak në sy. Administrata e Berishës sot jo vetëm që është e paaftë, por është edhe më e korruptuara! Përveç Partisë Socialiste, këtë po e denoncojnë tashmë me shqetësim të gjithë, brenda e jashtë vendit. Qytetarët në masë absolute shprehin shqetësim kryesor korrupsionin”, tha Nikolli.
Sipas saj, “administrata e Sali Berishës, përveç se e paaftë dhe e korruptuar, për fat të keq nuk arriti të ishte as e vogël. Zvogëloi numrin e ministrive, por katërfishoi numrin e zëvendësministrave. Gjeti një administratë me 119 mijë të punësuar buxhetorë, dhe po e lë me mbi 128mijë. Pra gati 10.000 më shumë militant të PD që presin urdhrin politik të radhës”./b.l
TEMA
Add new comment