Marko Bello nuk do të jetë kandidat për deputet: Krenar që nuk më largoi vota, por kapriçoja e një tekanjozi

Marko Bello nuk do të jetë kandidat për deputet i Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013. Kjo është konfirmuar nga vetë Bello, i cili ka reaguar në rrjetin social “Facebook” duke e cilësuar këtë vendim si “kapriçoja e një tekanjozi”.
“Përshëndetje miq, Sot mësova se nuk do të kandidohem në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013. Pikësëpari, dëshiroj të falenderoj sinqerisht Partinë Socialiste, strukturat e saj dhe sidomos anëtarët dhe simpatizantët tanë në qarkun e Beratit për besimin që më kanë dhënë në gjithë këto vite. Shpresoj të mos i kem zhgënjyer;
Gjithashtu, i shpreh mirënjohjen time qytetarëve dashamirës dhe fisnikë të Beratit për mbështetjen dhe respektin ndaj meje. Ndihem i nderuar që i kam përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë për 12 vjet dhe dua t’i siguroj se mbetem në shërbim të tyre në vijimësi;
Jam krenar se nga politika aktive nuk po më largon vota e qytetarëve, por kapricioja e një tekanjozi, i cili, ata që populli i përzuri nga dera, po i fut nga oxhaku… Gjithsesi, i uroj socialistëve dhe progresistëve fitore në 23 Qershor”, shkruan Bello.
SHQIP
Add new comment