Arkiv-Lajme të përditësuara
Arben Isaraj: Për mua si sot, edhe nesër, zgjedhja ime është Partia Socialiste
Deputeti Arben Isaraj nuk do të jetë në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste.
Për të sqaruar miqtë e tij në Facebook, ai ka postuar një shënim, duke theksuar se zgjedhja e tij sot dhe nesër do jetë Partia Socialiste.
“Miq dhe shokë, që ju mirëkuptoj sot për gjithçka, thoni dhe bëni, detyrohem t’ju them se:
Kapshticë, fluks në doganë
24 orët e fundit kanë regjistruar një masivitet të lëvizjes në pikën doganore të Kapshticës. Pas qëndrimit në vend për festën e Pashkës, emigrantët shqiptarë i janë afruar pikës së kalimit kufitar për të rinisur edhe aktivitetin e tyre normal në shtetin helen.
Topi i pari në Tiranë, Biberaj jashtë listës
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, do të kryesojë listën e kandidatëve të FRD-së në qarkun e Tiranës. Ndërkohë që në listën e FRD-së mungojnë dy prej eksponentëve kryesorë të kësaj force, Aleksandër Biberaj dhe Afrim Krasniqi.
Mësohet se Biberaj ka kërkuar të jetë i dyti në listën e qarkut të Tiranës, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Topi, që ka caktuar si të dytën pas tij Belma Mukën. Aleksandër Biberaj mësohet të mos ketë pranuar të renditet i treti në listë, duke hequr dorë nga kandidimi në zgjedhjet e qershorit.
Sherr në kryesinë e PD-së, Topalli braktis mbledhjen
Kandidimi i Nard Ndokës në qarkun e Shkodrës në renditje të sigurtë për deputet ka bërë që nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, të braktisë mbledhjen e kryesisë.
Vrasja e biznesmenit, zbulohet konflikti me dy vëllezër kuksianë
Tiranë Një ditë pas vrasjes së ndërtuesit të njohur, Hikmet Kotorri, policia e kryeqytetit ka orientuar hetimet në pistën e një konflikti për shkak të biznesit. Tetë persona janë shoqëruar në mjediset e policisë për këtë ngjarje, ndër të cilët edhe dy vëllezër kuksianë, pronarë të një lokali në rrugën e Elbasanit. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Mapo” nga burime pranë grupit të hetimit, të cilët thanë se vëllezërit kuksianë janë marrë në pyetje mbi marrëdhëniet e tyre me biznesmenin Kotorri.
Lista e kandidatëve të PD, përfshihen aleatët dhe tre ish-socialistët
Partia Demokratike nuk e publikoi zyrtarisht, deri në mesnatë, listën e kandidatëve për deputetë. Por, deri në orën 22:30, atëherë kur përfundoi mbedhja e kryesisë, u mësuan me siguri pothuajse maksimale emrat e atyre, që Partia Demokratike i konsideron të sigurt në listë. Gjashtë kryetarë partish aleate janë të përfshirë në listat e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu në Korçë, Shpëtim Idrizi në Fier, Dashamir Shehi në Tiranë, Nard Ndoka në Shkodër, Ekrem Spahia në Dibër dhe Lufter Xhuveli në Elbasan.
SHBA: Jemi të shqetësuar për KQZ-në. Nëse preket vota, s’do bëjmë sehir
Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, i njohur ndryshe edhe si Komisioni amerikan i Helsinkit, ka zhvilluar një seancë dëgjimore për Shqipërinë.
Fillimisht përpara dy kongresmenëve, Robert Aderholt dhe Eliot Engel ka folur Filip Riker, zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike.
Ai tha se SHBA janë të shqetësuara për pavarësinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“KQZ nuk ka anëtarë për të administruar zgjedhjet në mënyrë korrekte,” tha Riker.
MARRËVESHJA, SHANS PËR TË GJITHË SERBËT E KOSOVËS
Deputetja e Listës Unike serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq ka deklaruar se marrëveshja e Brukselit është shans për të gjithë serbët e Kosovës, para së gjitha në paraqitjen e tyre unike që më parë nuk ka qenë kështu.
“Vërtet, Marrëveshja, është shans për të gjithë”, ka thënë Trajkoviq për RTS.
E pyetur nëse kompromisi me serbët e veriut për zbatimin e marrëveshjes është në horizont, ajo ka thënë se serbet nuk kanë rrugëdalje, por iu duhet garanci se nuk do të gjuhen kurrë.
Lista zyrtare e kandidatëve të PS
Pas dy orë diskutimesh, ku nuk munguan debatet, kryesia e Partisë Socialiste miratoi listat e kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet e 23 qershorit.
Mësohet se, gjatë mbledhjes, deputeti Erjon Braçe zhvilloi një debat parimor për mënyrën e përzgjedhjeve të kandidatëve. Sipas tij, procesi duhet t’i nënshtrohej fillimisht një diskutimi me bazën.
Por, në fund të mbledhjes u miratua lista, që më pas iu dërgua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kurbin, qëllohen për vdekje dy persona
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hene në Kurbin.
Dy persona janë qëlluar për vdekje nga një person i cili është identifikuar tashmë nga policia. Viktima kanë mbetur shtetasit Pjetër dhe Luigj Vuka.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit, emri i të cilit nuk bëhet me dije.
PANORAMA