LSI dorëzon listën e kandidatëve në KQZ. Manjani: Listë përfaqësuese

Postuar në 06 Maj, 2013 15:40

 

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zbardhur listën me emrat e kanditatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit. 

Lista e zbardhur sot do të jetë edhe përfundimtare. Kështu, në Qarkun e Tiranës , konfirmohet Ilir Meta, Klajda Gjosha, Ylli Manjani, Ardit Çela dhe Endrit Brahimllari. Monika Kryemadhi dhe Petrit Gjoni do të kandidojnë në Lezhë.

Në Qarkun e Shkodrës do të kandidojnë Nora Malaj dhe Agron Çela, ndërsa Edmon Haxhinasto do të jetë në Elbasan së bashku me Bujar Kollgjerin dhe Miranda Ritën. 

Në Qarkun e Fierit do të kandidojnë Petrit Vasili, Robert Birtri dhe Ornela Zoja, ndërsa në Vlorë do të jetë i vetëm Shkëlqim Selmani. 

Nasip Naço do të jetë në Qarkun e Beratit, ndërsa në Dibër do të kandidojnë Përparim Spahiu dhe Agim Hysa. 

Lista u dorëzua në KQZ nga përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ylli Manjani rreth orës 20:30. Manjani theksoi se lista e LSI-së është një listë përfaqësuese, me personalitete të njohur dhe të rinj. 

“Dorëzova listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit në emër të LSI. Është një listë prej 140 personash e konsultuar prej ditësh në forumet drejtuese të partisë. 

Është një listë shumë përfaqësuese, shumë simpatike, me të cilën LSI futet në koalicionin e Aleancës për Shqipërinë Europiane me gjithë vullnetin për të ecur më shpejt drejt Europës. 

Kemi ndërtuar një listë përfaqësuese, kemi shumë të rinj, kemi personalitete gra në listë, ashtu siç ka shumë personalitete të tjera në fusha të ndryshme që përfaqësojnë ekipin e LSI. Sot unë i dorëzova këto emra, mezi pres datën 24 që të vij të marrë emrat fitues”, theksoi Manjani.

Lista: 

Berat 

Nasip Naco, Gledion Rahovica 

Fier

Petrit Vasili, Robert Bitri, Ornela Zonja 

Tiranë

Ilir Meta, Klajda Gjosha, Luan Rama, Ylli Manjani, Ardit Çela, Endrit Braimllari 

Lezhë

Monika Kryemadhi 

Elbasan

Edmond Haxhinasto, Bujar Kllogjeri, Miranda Rira, 

Gjirokastër

Vangjel Tavo, Reshat Ziko 

Durrës

Lefter Koka, Edmond Panariti 

Shkodër

Agron Çela, Nora Malaj 

Korçë

Mimoza Gusho 

Dibër

Përparim Spahiu, Agim Hysa 

Kukës

Apostol Goci, Qemal Elezi

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.