Lista zyrtare e kandidatëve të PS

Pas dy orë diskutimesh, ku nuk munguan debatet, kryesia e Partisë Socialiste miratoi listat e kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet e 23 qershorit.
Mësohet se, gjatë mbledhjes, deputeti Erjon Braçe zhvilloi një debat parimor për mënyrën e përzgjedhjeve të kandidatëve. Sipas tij, procesi duhet t’i nënshtrohej fillimisht një diskutimi me bazën.
Por, në fund të mbledhjes u miratua lista, që më pas iu dërgua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Betejën elektorale për Tiranën, për të majtën, do ta drejtojë Pandeli Majko në shkallë qarku, ndërsa Saimir Tahiri, i dyti në listë, do të përqëndrohet në kryeqytet pasuar nga Vasilika Hysi, Ditmir Bushati e Fatmir Xhafaj.
Në Qarkun e Fierit, lista kryesohet nga kryetari aktual i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi. Erjon Braçe do të jetë i dyti në këtë qark, duke i dhënë fund hamendësive për një kandidim të mundshëm në Tiranë.
Në qarkun më të madh të veriut të vendit, Shkodër, lista udhëhiqet nga profesoresha Mimoza Hafizi . Ish-kryeministri Bashkim Fino është i pari në listë për qarkun e Korçës, ndërsa e dyta është Arta Dade.
Vlorën e kryeson kryesocilisti Edi Rama, pasuar nga Valentina Leskaj, ndërsa i treti është biznesmeni Koço Kokëdhima.
Pa ndonjë ndryshim nga zgjedhjet e 2009, në krye të betejës elektorale për Durrësin do të jetë Blendi Klosi. I pari në listën e Beratit, siç pritej, është Fidel Ylli.
Qarkun Dibër e kryeson Shkëlqim Cani, ndërsa Lezhën Mimi Kodheli, sikurse edhe Kukësin juristi Vexhi Muçmataj.
Ben Blushi, Damian Gjiknuri dhe Evis Kushi kryesojnë listën e Elbasanit, ndërsa tre të parët e listës së Gjirokastres janë Arben Ahmetaj, Erion Velija dhe Anastas Angjeli.
Lista e kandidateve
Tirane
Pandeli Majko
Saimir Tahiri
Vasilika Hysi
Ditmir Bushati
Fatmir Xhafaj
Lindita Nikolla
Besnik Baraj
Xhemal Qefalia
Sadri Abazi
Parid Cara
Spartak Braho
Artan Gaci
Pjerin Ndreu
Rakip Suli
Milena Harito
Dashamir Peza
Ledi Shamku
Ervin Bushati
Bledar Doracaj
Alfred Dalipi
Vlore
Edi Rama
Valentina Leskaj
Koco Kokedhima
Luiza Xhuvani
Fatmir Toci
Andrea Marko
Edmond Leka
Elbasan
Ben Blushi
Damian Gjiknuri
Evis Kushi
Alfred Peza
Taulant Balla
Musa Ulqini
Arben Kamani
Ilir Bejtja
Luljeta Arapi
Korce
Bashkim Fino
Arta Dade
Olta Xhacka
Ilirjan Pendavinji
Ilir Xhakolli
Ylli Zicishti
Fier
Gramoz Ruci
Erjon Brace
Eglantina Doda
Ilirjan Celibashi
Armando Subashi
Shkoder
Mimoza Hafizi
Tom Doshi
Paulin Sterkaj
Namik Kopliku
Sait Fishta
Fentian Palaj
Lezhe
Mimi Kodheli
Armando Prenga
Arben Ndoka
Ndrec Dedaj
Mejreme Delishi
Berat
Fidel Ylli
Ermonela Felaj
Eduart Shalsi
Eduart Bejko
Artan Lame
Stavri Ceca
Diber
Shkelqim Cani
Ulsi Manja
Hasan Ceni
Arben Keshi
Durres
Blendi Klosi
Klodiana Spahiu
Ilir Beqja
Namik Dokle
Gentian Bejko
Artur Bushi
Shkelqim Troplini
Girokaster
Arben Ahmetaj
Erion Veliaj
Anastas Angjeli
Vladimir Kosta
Dashamir Kamberi
Kukes
Vexhi Mucmataj
Lavdim Elezi
Ram Hoxhaj
Edi Rama bëri këtë koment, pas mbledhjes së kryesisë:
“Atëherë, brenda emocionalitetit të një momenti si ky, kur duhen bërë zgjedhje dhe duhen përcaktuar emra, unë besoj që kryesia e Partisë Socialiste i hapi rrugën një fitoreje me një skuadër kombëtare të PS-së, që pa asnjë dyshim do të luftojë në çdo qark për të fituar. Ju do të keni në dispozicion emrat, nuk do të lexoj këtu listën e gjatë të emrave, por do të nënvizoj pak gjëra. Së pari, dua të nënvizoj edhe njëherë tjetër, se jam shumë krenar, që kam pasur privilegjin të punoj, të bashkëpunoj, të bashkëjetoj me burra e gra të një grupi parlamentar, që është në fund të mandatit të vet, të cilët edhe pse nuk u përfshinë në listën e skuadrës së 23 qershorit, në përgjithësi kanë treguar jo vetëm mirëkuptim për zgjedhjen e bërë, por edhe një ndjenje të fortë përkatësie ndaj PS me sinqeritet dhe me prova konkrete, duke pranuar madje në disa raste të përfshihen në pjesë jo drejtpërdrejt fituese, për të treguar se janë këtu për ato që thonë, janë këtu për atë që bëjnë përditë, dhe nuk janë këtu sic fatkeqësisht është ndonjë rast, për të thënë tjetër gjë dhe për të bërë gjë tjetër. Për të folur për PS dhe socialistët e vërtetë dhe për të qenë gjithcka, por jo të vërtetë. E dyta, dëshiroj t’i falënderoj dhe t’u shpreh konsideratat më të larta, të sinqerta, të gjithë atyre që nuk ishin në grupin parlamentar, aspironin për t’u bërë pjesë e tij, dhe nuk u përfshinë në këtë skuadër. Jam i bindur që, sic ka në skuadrën tonë kombëtare të Rilindjes, personalitete të spikatura të PS, figura të reja, mosha të ndryshme, me kapacitete të ndryshme për të qenë në këtë betejë, ka edhe të tjerë që janë në forumet tona, janë në mjedisin tonë, por nuk janë përfshirë. Ju shpreh atyre mirënjohjen për gjithcka kanë bërë deri tani dhe jam i bindur se kontributi i tyre nuk do të mungojë dhe, bashkë me ta, ne do të cojmë përpara projektin e fitores”, deklaroi Rama.
Malaj, jo në listat e PS
“Do kandidoj i pavarur, do t’i shërbej qytetarëve”
“Së pari, e mbi të gjitha dëshiroj të falënderoj median, për të gjithë mbështetjen që më ka dhënë dhe do të më japë në karrierën time politike. Dëshiroj të falënderoj të gjithë votuesit, që kanë votuar Partinë Socialiste, dhe sidomos ata që më kanë votuar për 16 vjet në politikë. Sigurisht, ky nuk është fundi i karrierës time. Duke vendosur që të dal si kandidat i pavarur, pra nuk kam pranuar asnjë ofertë as majtas dhe as djathtas, mendoj që ky të jetë fundi i neodiktatorëve në politikën shqiptare. Ishte zoti Rama, dhe dëshiroj të falënderoj edhe të gjithë përfaqësuesit politik të së majtës në qarkun e Vlorës, që më kishin dhënë mbështetje maksimale. Vendimi për të mos u përfshirë në asnjë listë ishte vendim individual i Ramës, nuk kam asnjë problem individual me të, por jam i shqetësuar që në mënyrë të përsëritur Partia Socialiste dështon për të mundur qeverinë Berisha dhe për t’i dhënë vendit një qeverisje më të mirë. E kam ditur që në momentet e para, që lufta që kam bërë për të mos ndryshuar Kushtetutën në mënyrë arrogante dhe jo transparente, e cila ka prishur themelet e shtetit ligjor. E kam ditur që kur i kam kërkuar grupit parlamentar të Partisë Socialiste të mos bënte bllokim të funksionimit të parlamentit në një demokraci parlamentare, kur kam kërkuar që të votonim ligjet e integrimit europian, kur kam iniciuar një proces demokratizues dhe modernizues të Partisë Socialiste, që do të paguaja një çmim për të gjitha këto. Por, ky është çmimi më i vogël që mund të paguajë një politikan, i cili nuk ka asnjë interes për një karrige, por ka interes që partia e tij, Partia Socialiste, të ishte partia që të mposhtte Sali Berishën nga avantazhet e saja, dhe jo nga kopjimi i stilit të tij”, është shprehur Malaj.
Reagon edhe Fatos Nano për rastin “Malaj”
Pas bërjes publike të rastit të Arben Malajt, i cili ka mbetur jashtë listave për kandidatë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit, ka ardhur edhe një reagim nga ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano, në Facebook.
“Turp!!! Nuk mund të zëvendësohet një themelues dhe një nga kontribuesit më të mëdhenj të së majtës si z. Malaj, z. Braçe, z. Islami, etj, me kapitalistë të tipit Koço Kokëdhima, që do të hyjë në politikë për të mbrojtur interesat personale të bizneseve të tij. Ja pse është luftuar Rama për kaq kohë nga z. Nano!!!”
LSI depoziton listën, Meta i pari në Tiranë
LSI ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Sipas informacioneve të fundit, numrin më të madh të kandidatëve kjo parti do ta ketë në Tiranë, ku kandidojnë: Ilir Meta, Klajda Gjosha, Luan Rama dhe Ylli Manjani.
Qarku i dytë më i rëndësishëm për këtë parti është ai i Durrësit, ku i pari në listë është ish-kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Lefter Koka, i ndjekur nga Edmond Panariti.
Numri dy i kësaj partie, Petrit Vasili, ish-ministër i Shëndetësisë dhe deri pak më parë nënkryetar i bashkisë së Tiranës, do të kryesojë listën e Fierit, ndërsa Vangjel Tavo do garojë në Gjirokastër bashkë me Reshat Zikën. Në qarkun e Beratit do të kandidojë z. Nasip Naço.
Në veri të vendit lista e partisë së dytë të koalicionit të majtë do të përfaqësohet nga Agron Çela dhe Nora Malaj në Shkodër, Apostol Goci dhe Qemal Elezi në Kukës dhe Përparim Spahiu në Dibër.
Monika Kryemadhi, bashkëshortja e kryetarit Ilir Meta, do të kryesojë listën e Lezhës, e ndjekur nga Petrit Gjoni. Ish-ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto do të kandidojë në Elbasan, ndëkohë që qarku i Korçës plotësohet nga emrat e Pirro Kapuranit dhe Mimoza Gushos.
Dritan Prifti garon si i pavarur
Ndërkohë, ish-anëtari i LSI dhe dikur një nga personat më të afërt të Metës, Dritan Prifti, ka dorëzuar në KQZ kërkesën për të kandiduar si deputet i pavarur në qarkun e Fierit.
Emri i tij nuk u pranua as nga Partia Socialiste, sikurse shpresonte ish-ministri i Energjitikës, i cili së fundmi u shpall i pafajshëm në një proçes për korrupsion.
Emra të tjerë të njohur për kandidatë të pavarur nuk ka, përveç disave që për momentin mbahen sekret nga instituti qëndror që menaxhon proçesin elektoral.
TOP CHANNEL
Add new comment