Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama:Mirënjohje të ikurve, treguan që përkatësia politike nuk është e lidhur me karrigen ku ulesh

Postuar në 09 Maj, 2013 09:03

 

Kryesocialisti Edi Rama ka shprehur mirënjohje për gjithë ata ish-deputetë socialist që pavarësisht se nuk janë përfshirë në listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 23 qershorit, kanë deklaruar se do të jetë pjesë e skuadrës socialiste.

Rishfaqet Spartak Ngjela dhe deklaron: Besoj se do rikthehet besimi i popullit tek drejtësia

Postuar në 09 Maj, 2013 09:02

 

Këto ditë të mbushura me lajme për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 23 qershorit, ka pasur nga ata që kanë pyetur se ku është zhdukur Spartak Ngjela, një nga zërat e fortë të opozitës.

Sot Ngjela është shfaqur në një aktivitet të organizuar me rastin e 100- vjetorit të Ministrisë së Drejtësisë.

Ngjela tha se përgjatë komunizmit drejtësia ka fyer popullin, kurse në 20 vitet e demokracisë, drejtësia është tallur me popullin.

“Gjykatat tentojnë të jenë korporata biznesi,” akuzoi Ngjela.

INSTAT: 54 mijë fëmijë në punë

Postuar në 09 Maj, 2013 09:01

Kriza ekonomike ka që bërë që në Shqipëri zyrtarisht të regjistrohen plot 54 mijë fëmijë të moshës 5 deri në 17 vjeç që punojnë. 

Studimi i INSTAT tregon se jane 7.7% e femijeve shqiptare te kesaj moshe, ne te gjithe vendin, te cilet rezultojne te punesuar ne bujqesi, tregti, ndertim, miniera apo edhe ne shitje. Por problem i madh, mbeten oret e gjata te punes dhe kushtet e veshtira, me te cilat keta femije punetore, duhet te perballen cdo dite per te siguruar te ardhura minimale per te jetuar. 

Dita e Europës, Nishani uron Herman van Rompuy: Të angazhuar për reformat në BE

Postuar në 09 Maj, 2013 03:43

 

TIRANE- Presidenti i vendit, Bujar Nishani i ka derguar nje mesazh urimi Presidentit të Këshillit Evropian,  Herman van Rompuy, me rastin e 9 Majit, dites se Europes.

Nishani i ka percjelle presidentit te KE, urimet me te mira atij dhe qytetareve evropiane.

Fraksion në PD, gati platforma kundër Berishës

Postuar në 09 Maj, 2013 03:41

 

Deputetët e mënjanuar nga lista, gati të shpallin një forum të ri politik. Kandidimi i kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, në qarkun e Shkodrës irriton anëtarësinë. Rebelohet baza dhe ish-deputetët.

 

Bulevardi i ri i Tiranës, dekretohet kredia 64 mln USD

Postuar në 09 Maj, 2013 03:39

Kredia 64 milionë dollarësh është drekretuar dje nga Presidenti i Republikës duke i hapur kështu rrugë ndërtimit të e bulevardit të ri në kryeqytet. Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë bëri të ditur dekretimin e kredisë prej 64 milion dollarësh të Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila do të përdoret për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës.

Administrata, derë më derë për votat e PD

Postuar në 09 Maj, 2013 03:38

 

Punonjësit me nga 20 vite përvojë, nën presion nga shtabet elektorale në lagje

Vizion Plus dhe Instituti Piepoli publikojnë sondazhin: E majta, 49% dhe e djathta 40%

Postuar në 09 Maj, 2013 03:37

 

Një tjetër sondazh në prag të zgjedhjeve, por kësaj here i realizuar me intervista të drejtpërdrejta, që janë më të sakta në sondim, dhe jo me telefonata. PS është forcë e parë politike, ndërsa koalicioni i majtë udhëheq me 9 pikë avantazh

 

Vizion Plus publikoi shifrat e sondazhit të parë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, te realizuar nga instituti italian Piepoli.

Sondazhi sjell orientimin e votës së shqiptarëve në prag të procesit elektoral të 23 qershorit.

NIKOLIC: SERBIA NË KOSOVË MË E FORTË SE NATO

Postuar në 09 Maj, 2013 03:35

 

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka theksuar për Televizionin publik serb se bisedimet e Brukselit për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet dy delegacioneve janë ndërprerë pasi që nuk është realizuar “plani shqiptar që ajo marrëveshje të mos zbatohet”.

Sipas tij, plani i Prishtinës ishte që të niset menjëherë me shpërbërjen e institucioneve serbe në veri të Kosovës pa zbatimin e planit për implementim.

Nikolic ka thënë se serbët e veriut nuk janë të lënë në mëshirë. Sipas tij, askush në Serbi nuk ka të drejtë të hidhërohet ndaj tyre.

Rama takon kryeministren e Danimarkës

Postuar në 09 Maj, 2013 03:32

Mbretëria e Danimarkës ishte ndalesa e radhës e Edi Ramës, në një tur europian që ka nisur me Austrinë për të fituar mbështetjen e qeverive europiane. 

Në Kopenhagen Rama u prit nga kryeministrja Helle Thorning-Schmidt, me të cilën diskutoi rreth integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zgjedhjet e 23 qershorit. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara