Arkiv-Lajme të përditësuara
Meta: Nuk na duhet një parlament që heton veshin dhe nuk ua vë veshin halleve të njerëzve
Kreu i LSI, Ilir Meta ishte ditën e sotme në Pogradec ku prezantoi kandidatët për deputetë në qarkun e Korçës. Duke analizuar situatën në vend, Meta u shpreh se sot Shqipëria është në një “udhëkryq”, sepse po përjeton një “ngërç” politik, ekonomik, institucional dhe shoqëror.
Prej kohësh klasa politike shqiptare, nënvizoi Meta, është futur në një spirale “konfliktualiteti” dhe vendi po vuan mungesën e bashkëpunimit mes palëve për të ndërmarrë reformat e nevojshme për zhvillimin e vendit.
PS: Në Shqipërinë e Sali Berishës fëmijët punojnë dhe trajtohen si skllevër
Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha ka dështuar me politikat sociale. Sipas deputetes Eglantina Gjermeni, qeveria e Berishës ka braktisur fëmijët dhe shtresat në nevojë.
“Berisha dështoi me politikat sociale për familjen dhe fëmijët, sepse dështoi me punësimin, dështoi me luftën kundër varfërisë, dështoi me politikat në mbrojtje të fëmijëve, sepse sot fëmijët shqiptarë janë më të varfër, më të pambrojtur, më të dhunuar.
“Mos i varni ujkut mëlçitë në qafë”
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi i bëri thirrje opozitës të plotësoje vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Duke e ripërsëritur bindjen se Kryeministri aktual është një manipulator i vjetër i votës, ai i kërkoi Edi Ramës të mos t'i krijojë terren, për t'ia bërë Berishës sa më të lehtë vjedhjen e zgjedhjeve.
Berisha: Rama udhëton me autobus luksoz
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka vizituar sot Kukësin ku ka inauguruar përfundimin e segmentit rrugor Kukës–Shishtavec. Në fjalën e tij Berisha e cilësoi Kukësin “kampion politik” dhe uroi që në të ardhmen të kthehet edhe në “kampion në futboll”.
“Kukësi është kampion politik dhe uroj që në të ardhmen të jetë kampion edhe sportive. Kam kënaqësi që inauguroj sot këtë rrugë një premtim i kahershëm për Shishtavecin, Zapotin dhe Stojanin. Rruga është vetëm përpjekja jonë e parë drejt këtyre maleve”, u shpreh kreu i PD-së.
Ministria e Drejtësisë nis ispektimin në Gjykata për çështjen e Paro Laçit
Mosrealizimi i ekstradimit dhe lënia të lirë të të dënuarve Paro Laçi dhe Sokol Bedini (Imami) ka bërë që Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se ka nisur inspektimin e procedurave të ndjekura nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo të Apelit Tiranë.
Vlora çel sezonin turistik, Rama: Qeveria e izoloi, ne do ta zhvillojmë
ka çelur sot sezonin turistik me një sërë aktivitetesh të ndryshme, në të cilat kanë bërë pjesë edhe kreu i opozitës Edi Rama, kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë Eugen Wolfarth. Qytetari i parë i Vlorës Shpëtim Gjika në fjalën e tij të rastit u shpreh optimist se sezoni turistik 2013 do jetë më i pasur dhe frytëdhënës se asnjëherë tjetër.
Genc Pollo: 200 mijë maturantët janë të prirur të votojnë masivisht PD-në
Ministri i Inovacionit, Genc Pollo, duke folur për gazetën Mapo, thotë se 200 mijë maturantët që votojnë për herë të parë janë të prirur të votojnë masivisht PD-në.
“Me konsolidimin e të gjitha partive të vitit 2009 në koalicionet rreth PD e PS dhe me shifrat e atij viti, matematika të jep 71 deputetë për PD-në. Por harrohet se janë 200 mijë maturantë që votojnë për herë të parë dhe që i shoh masivisht të prirur nga Partia Demokratike,” tha Pollo.
Listat, vëzhgimi i parë i ODIHR
Kur kanë mbetur edhe 43 ditë nga momenti, kur shqiptarët do të shprehin verdiktin e tyre se kush do t'i qeverisë ata 4 vitet e ardhshme, për ODIHR gjithçka është gati për të nisur misionin e vëzhguesve.
ODIHR, në faqen zyrtare në internet ka publikuar të gjithë axhendën e ekipit motirorues, që udhëhiqet nga Conny B. McCormack, e cila mbërrin në Tiranë më 13 maj.
Suenson: KQZ duhet të jetë me 7 anëtarë
KORÇE- Nga Korça, ambasadori suedez në Tiranë, Patrik Suenson tha se Shqipëria duhet të zhvillojë zgjedhje të lira dhe me standarde.
Zgjedhjet e 23 qershorit, tha ai, janë një proces i rëndësishëm për të përcaktuar ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Suenson u ndal edhe tek situata e krijuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, kur tha se KQZ duhet të funksionojë me 7 anëtarë.
PANORAMA
Arka bosh, mungojnë 309 miliardë lekë
Në arkën e shtetit mungojnë 309 miliardë lekë. Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave për muajin prill reflektojnë mungesë të theksuar në realizimin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat. Nga ana tjetër qeveria ka vendosur të mos kursejë asgjë duke thelluar deficitin, i cili ka arritur në prill ka prekur një rekord të ri. Sipas pasqyrës fiskale të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat nga tatimet dhe doganat për muajin Prill janë 309 milionë lekë më pak, ose 1.3 % më pak se planifikimi në fillim të vitit.