Arka bosh, mungojnë 309 miliardë lekë

Postuar në 11 Maj, 2013 02:47

Në arkën e shtetit mungojnë 309 miliardë lekë. Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave për muajin prill reflektojnë mungesë të theksuar në realizimin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat. Nga ana tjetër qeveria ka vendosur të mos kursejë asgjë duke thelluar deficitin, i cili ka arritur në prill  ka prekur një rekord të ri.  Sipas pasqyrës fiskale të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat nga tatimet dhe doganat për muajin Prill janë 309 milionë lekë më pak, ose 1.3 % më pak se planifikimi në fillim të vitit. Sipas të njëjtave burime, mësohet se realizimi i të ardhurave nga administrata  doganore , sipas këtyre statistikave, llogaritet 11.2 miliardë lekë, nga 11.4 miliardë lekë që ishte planifikimi, ose 229 milionë lekë  më pak. E thënë në vlerë të ardhurat nga administrate tatimore llogariten 12.2 miliardë lekë, nga 12.3 miliardë lekë që ishte planifikimi në fillim të vitit. Por duke krahasuar  këto statistika me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezulton se të ardhurat  e mbledhura nga tatimet  janë rreth 1 miliardë lekë më pak. Vështirësitë që po kalon ekonomia e vendit, e përkthyer në rënien e investimeve, por edhe të xhiros nga ana e biznesit, kanë dhënë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në të ardhurat e buxhetit të shtetit. Në fillim të vitit në buxhetin e miratur në kuvend të ardhurat janë llogaritur të jenë në vlerën 360.6 miliardë lekë, shpenzimet në 409.5 miliardë lekë. Në tre muaj e parë të vitit qeveria nuk ka mundur të realizojë të ardhurat e parashikuara, ndërkohë që ka trashëguar një mosrealizim edhe nga viti që lamë pas. Në tabelën e treguesve fiskalë të vitit të shkuar zëri me mosrealizimin më të lartë është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Në këtë zë mungojnë 2. 508 miliardë lekë. Ky tregues pasqyron, jo vetëm mungesën e të ardhurave në buxhet, por uljen e fuqisë blerëse në vend. Një tjetër tregues negativ është ai i tatimit mbi të ardhurat personale, i cili pasqyron një rezultat negativ në masën 139 milionë lekë. Gjatë vitit të shkuar të ardhurat personale të shqiptareve kanë pësuar rënie dhe ky fakt është pasqyruar edhe në mbledhjen e më pak të ardhurave nga ky zë. Pushteti vendor vijon të pasqyrojë performancë të dobët në mbledhjen e të ardhurave. Ky zë regjistron rezultate negative e për pasojë në buxhetin e shtetit mungojnë 214 milionë lekë. Një tjetër tregues negativ në i pasqyrës së treguesve fiskal të buxhetit të shtetit për vitin 2012 është edhe zëri i Sigurimeve Shoqërore. Në këtë llogari janë arkëtuar 1 miliardë lekë më pak së planifikimi. Qeveria shqiptare përveç paaftësisë për të siguruar të ardhurat nuk ka kryer as gjithë pagesat që ka miratuar në fillim të vitit. Kështu në zërin fondi i kompensimit të pronarëve qeveria ka “kursyer” 212 milionë lekë duke mos i kaluar ato në llogaritë e përfituesve. Mungesa e të ardhurave ka diktuar rritjen e borxhit, i cili ka kaluar edhe kufirin ligjor të përcaktuar në masën 60 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Borxhi për vitin e shkuar llogaritet të shkuar deri në 60. 2 % të GDP-së ose 0.2 % më i lartë se plani. Ministria e Financave zyrtarizon faktin se borxhi publik rrezikon të dalë jashtë kontrollit.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.