Ministria e Drejtësisë nis ispektimin në Gjykata për çështjen e Paro Laçit

Postuar në 11 Maj, 2013 08:44

Mosrealizimi i ekstradimit dhe lënia të lirë të të dënuarve Paro Laçi dhe Sokol Bedini (Imami)  ka bërë që Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se ka nisur inspektimin e procedurave të ndjekura nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo të Apelit Tiranë. Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se inspektimi kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme Çështjeve të Drejtësisë me objekt kontrollin e veprimeve procedurale të ndjekura nga gjykatat në të dy rastet. Paro Laçi, aksioneri i klubit sportiv “Partizani” nuk u ekstradua drejt Italisë, ku është dënuar për trafik narkotikësh.Gjykatësi  kërkoi që ekstradimi të bëhet në momentin që ai do të mbyllë hesapet me drejtësinë shqiptare dhe  vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’, në ‘arrest shtëpie’.

 

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.