Genc Pollo: 200 mijë maturantët janë të prirur të votojnë masivisht PD-në

Ministri i Inovacionit, Genc Pollo, duke folur për gazetën Mapo, thotë se 200 mijë maturantët që votojnë për herë të parë janë të prirur të votojnë masivisht PD-në.
“Me konsolidimin e të gjitha partive të vitit 2009 në koalicionet rreth PD e PS dhe me shifrat e atij viti, matematika të jep 71 deputetë për PD-në. Por harrohet se janë 200 mijë maturantë që votojnë për herë të parë dhe që i shoh masivisht të prirur nga Partia Demokratike,” tha Pollo.
I pyetur në lidhje me listën e kandidatëve të PD, ku janë larguar disa deputetë aktualë dhe kanë hyrë në listë disa socialistë, Pollo thotë: “Së pari do të doja të shprehja vlerësimin dhe respektin për figurat e PD-së që ju përmendni, e për të tjerë si ata. Jam i sigurt që ata, deputetë ose jo, do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me PD-në dhe mazhorancën e saj në katër vitet e ardhshme. Në secilën garë zgjedhore kandidatët e partisë/partive ndryshojnë disi, por e gjej të pavend të bëj komente individuale për ta. Ka një dallim midis ndryshimit të kandidatëve në PD dhe në PS. Ndërsa tek ne kemi rishtarë personalitete të lidhura me PD-në, tek PS-ja kemi emra klientësh të lidhur me Edi Ramën. Përpjekje për të personalizuar grupin që, pas disfatës, askush të mos guxojë t’i thotë “ik” e që Edi Rama të rikonfirmohet kryetar përmes një gare si me z. Lakrori”./ep
TEMA
Add new comment