Arkiv-Lajme të përditësuara
ME ÇDO KUSHT NË VERI
Nëse Serbia s’e pranon planin për zbatimin e marrëveshjes, atëherë Kosova në çdo formë do ta shtrijë autoritetin ligjor dhe Kushtetuese në Veri. Presim nga SHBA’të dhe BE’ja të bëjnë presion te pala serbe për jetësimin e planit të propozuara nga Zyra e Baroneshës Ashton. Takimi i njëmbëdhjetë mes Thaçit dhe Dacicit do të jetë vendimtarë për këtë proces dhe për Zyrat Ndërlidhëse. Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj flet për Express.
Topalli akuzon Ramën për 3 ligjet
Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë festuar Ditën e Europës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë.
Nën tingujt e këngës "Europe", ata kanë kërkuar votimin e tre ligjeve, të cilat sipas kryetares së Paralemantit, Jozefina Topalli, prej tre vitesh mbahen peng nga opozita.
Rama: Sulmet e Berishës ndaj Kokëdhimës, përbaltje
Një konferencë jo e zakonshme pyetje-përgjigje është mbajtur orëve të pasdites nga kryetari i Partisë Socialiste rrugës për në Durrës, që u transmetua në media në lidhje direkte nga "iPAD" i tij personal.
Ndërsa ishte duke udhëtuar me autobusë për në qytetin e Durrësit, Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, të cilët udhëtonin me të. Tema më e prekur dhe më e ndjeshme e ditëve të fundit janë listat e kandidatëve të prezantuara nga të dy partitë e mëdha në vend. Lideri i PS-së e cilësoi listën Partisë Demokratike, një koktej midis besnikëve qorra dhe tradhtarëve.
Lista e 134 deputetëve të sigurtë , gjashtë deputetët që vendosin fatin e zgjedhjeve
Enigma e 23 qershorit është vetëm fati i i 6 mandateve që diskutohen në mes të majtëve dhe të djathtëve në Tiranë, Berat, Durrës, Fieri, Elbasan dhe Vlorë. Emrat e 16 kandidatëve që do të luftojnë për mandatet e fundit.
Zgjedhjet, një amerikane në krye të vëzhguesve të ODIHR
Një eksperte amerikane dhe një parlamentar slloven do të drejtojnë ekipin e përbashkët të vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it dhe asamblesë parlamentare të OSBE-së që do të ndjekin nga afër zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri.
Mediat austriake: ‘Incidentin e veshit’ s’e pa kush, Berisha po e përdor për fushatë (do Zoti Egini s’i sulmon dhe këta)
Një ditë pasi Egin Ceka u shfaq në komisionin hetimor parlamentar për çështjen e incidentit të veshit, duke sulmuar ashpër mediat dhe shoqërinë shqiptare pse e kanë banalizuar këtë çështje, portali më i madh me informacione nga Vjena, Vienna.at, shkruan gjerësisht për këtë çështje.
Edhe ky portal i referohet kësaj ngjarje si ‘incidenti i veshit’, por do Zoti dhe Egini nuk revoltohet që të sulmojë këto media se po e banalizojnë këtë ngjarje.
PS: Probleme me listat
Partia Socialiste thotë se listat e zgjedhësve, të cilat hartohen nga Ministria e Brendshme, vijojnë të kenë probleme teknike që lidhen me dublimet e dyshuara dhe votuesit ende të pa pajisur me një kod adrese. Detajet i bëri publike nga selia e PS-së, Bledi Çuçi,Nënsekretar për Çështjet Zgjedhore.
KQZ shqyrton sot listat zyrtare të partive
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve merr sot ne shqyrtim miratimin e listave shumëemërore të partive politike të regjistruara në KQZ për zgjedhjet be ardhshme të 23 qershorit.
Nje dite me pare, ne mbledhjen e radhes perfaqesuesi ligjor i PS-se, Gjoncaj kerkoi te njihet me listat e PD-se, duke iu mundesuar nje fotokopje e tyre, nderkohe qe kreu i KQZ-se, Lleshi deklaroi se ato jane ne proces verifikimi.
Gjykimi i Nazime Vishës. Gjyqtari fle ndërsa ajo lutet për mëshirë
Nazime Visha u dënua dje me 10 vjet burg, mes gjumit, fjalëve prekëse, dhe sigurisht vuajtjes së familjarëve të saj. Ndërsa avokatja mbante fjalën e saj, gjyqtarin Petrit Çoma e zuri gjumi. Detyra e tij është të japë vendimin në fund, pasi dëgjohen palët të përfshira në ngjarje. Këtë me siguri gjyqtari nuk e ka bërë më mirë se çka mundur!
Është vërtetë komike kjo ngjarje e ndodhur dje në sallën e gjyqit për një histori tragjike siç është ajo e 18-vjeçares, e cila vrau partnerin e saj, me të cilin ishte detyruar të kishte marrëdhënie intime, që kur ishte e mitur.
Dita e Europës, Berisha: Opozita bllokoi statusin, i mohoi bvendit investime të mëdha
Në Ditën e Europës Kreyministri fajesoi sërisht opozitën për bllokimin e statusit. Në një bashkëbisedim të hapur me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Ai u shpreh se bllokimi i statusit i hoqi vendit investime të mëdha.“Problemi i statusit, edhe ai kalon në reforma të mëdha. KE doli në konkluzionin se Shqipëria ka plotësuar detyrimet e saj dhe do i rekomandojmë Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare t’i japë statusin e vendit kandidat, me kusht që të miratohen 3 ligje.
