Rama: Sulmet e Berishës ndaj Kokëdhimës, përbaltje

Postuar në 09 Maj, 2013 14:30

Një konferencë jo e zakonshme pyetje-përgjigje është mbajtur orëve të pasdites nga kryetari i Partisë Socialiste rrugës për në Durrës, që u transmetua në media në lidhje direkte nga "iPAD" i tij personal.

Ndërsa ishte duke udhëtuar me autobusë për në qytetin e Durrësit, Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, të cilët udhëtonin me të. Tema më e prekur dhe më e ndjeshme e ditëve të fundit janë listat e kandidatëve të prezantuara nga të dy partitë e mëdha në vend. Lideri i PS-së e cilësoi listën Partisë Demokratike, një koktej midis besnikëve qorra dhe tradhtarëve.

“Është një listë spektakolare për ngas shprehja e të mbyturit për tu kapur pas fijes së barit. Është një listë në këndvështrimin përbuz elektoratin e PD-së, ata të cilët janë të prirur të votojnë, dhe me këtë listë trajtohen si mish për top. Pa llogaritur faktin që vijnë edhe mesazhe të natyrës, mos na ngacmoni se aty na keni pas 23 qershorit”,- komentoi Rama gjatë transmetimit nëpërmjet Skype. "Ajo çfarë ne do të sjellim", tha Rama, “është një politikë të re qeverisjeje.”

Rama: Sulmet e Berishës ndaj Kokëdhimës, propagandë

Ndërsa sulmet e vazhdueshme nga ana e kryeministrit Berisha ndaj botuesit Koço Kokëdhima, Rama tha se janë propagandë për të përbaltur emrin e një prej kandidatëve të PS-së në Vlorë.

“E vërteta është se sulmet e Saliut ndaj botuesit të gazetës "Shekulli" janë shumë të hershme, kjo lidhet me domosdoshmërinë e makinerisë propagandistike të PD-së për të përbaltur”- nënvizoi Rama.

SHEKULLI

Comments

Submitted by Gabove Rama... (not verified) on

Sikur te mos mjaftonte "mbrojtja" prej namit te Metes,

shtove edhe Kokedhimen!

Gabove Ed Rama...

U zbulove nga perpara dhe nga prapa...

S'ta kishim borxh...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.