Lista e 134 deputetëve të sigurtë , gjashtë deputetët që vendosin fatin e zgjedhjeve

Postuar në 09 Maj, 2013 14:29

 

Enigma e 23 qershorit është vetëm fati i i 6 mandateve që diskutohen në mes të majtëve dhe të djathtëve në Tiranë, Berat, Durrës, Fieri, Elbasan dhe Vlorë. Emrat e 16 kandidatëve që do të luftojnë për mandatet e fundit.

Më sistemin në fuqi 134 kandidatë mund të quhen që tani si të zgjedhur në Kuvendin e ri.Sistemi zgjedhor proporcional rajonal që aplikon Shqipëria që nga viti 2009 të jep mundësinë që me hartimin e listave nga kryetarët e partive kryesore të mësosh menjëherë se cilët do të jenë deputetët e legjislaturës së ardhëshme, pa qënë e nevojshme që të presësh ditën e votimit. Mjafton që të dëgjosh emrin në listë në pozicionet e sigurta dhe je bërë menjëherë deputetë, pa zbritur fare në terren dhe pa patur nevojë të presësh verdiktin e qytetarëve. Në parim ky është një parashikim plotësisht i saktë të paktën për 130 nga 140 vendet që ka parlamenti ynë, ose në mbi 90 % të kandidatëve. Çka mund të konsiderohet se nga 140 deputetë, 130 prej tyre i zgjedhin kryetarët e partive dhe vetëm 10 prej tyre i bie që të t’i zgjedhë populli me votë. Për rrjedhojë dhe ato që quhen zgjedhje, bëhen vetëm për këta 10 deputetë të papërcaktuar që në të vërtetë vendosin edhe rezultatin e zgjedhjeve. Kështu, sot pasi partitë politike kanë shpallur listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit, mund të parashikojmë fare lehtë pjesën më të madhe të të  “zgjedhurëve” që do të ulen në shtator në aulën e parlamentit. Bëhet fjalë për të gjithë ata kandidatë që garojnë duke qënë në vendet e sigurta në lista dhe që në rastin konkret, në këto zgjedhje, janë rreth 134 pre tyre, të cilët dinë që tani pa u bërë zgjedhjet se do të jenë fitues. Kjo kategori mund të ndryshojë vetëm në rast të ndonjë surprize që mund të vij për shkak garës brenda koalicionit, apo edhe të ndonjë fryme ndryshimi që mund të sjellë rezultate që shkojnë përtej të mundurës. Ajo që mbetet enigmë deri në 24  është fati i rreth 6 mandateve që diskutohen në këto zgjedhje mes të majtëve dhe të djathtëve. Bëhet fjalë për mandatet e fundit në qarqe si Tirana, Berati, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Vlora, ku realisht bazuar në votat e 2009, ekziston mundësia e ndryshimit të rezultatit në favor të opozitës.

Qarqet ku ka zgjedhje

Në qarkun e Tiranës për mandatin e fundit mund të themi se janë në balotazh Tritan Shehu nga PD dhe Milena Harito nga PS. Bazuar në votat e 2009, Harito mund të zgjidhet deputete në rast se koalicioni të cilin ajo përfaqëson, arrin të rikuperojë vetëm 2 787 vota. Çka duket e arritshme po të kemi parasysh se bëhet fjalë për një qark ku votojnë rreth 380 mijë zgjedhës dhe kur në Tiranë pritet një efekt dëmtues i mazhorancës për shkak të efektit të FRD-së. Ndërkohë në Durrës gara bëhet për një vend dhe për të konkurojnë Vullnet Topalli (PD) ose Agron Duka (PR) dhe Artur Bushi (PS). Në këtë rast koalicioni i djathtë është i favorizuar për ta mbajtur mandatin që ka aktualisht pasi ka rreth 7 mijë vota më shumë se koalicionii majtë. Nëse të djathtët do ruajnë mandatet që kanë dhe aktualisht , pra 7, atëherë gara mund të ndodhë dhe brenda koalicionit, dhe Vullnet Topalli që kandiddon me siglën e PD-së  duhet të konkurojë dhe me Agron Dukën që kandidon me siglën e PR-së. Në rast se opozita arrin të rikuperojë rezultat atëherë mandati do t’i takojë Artur Bushit. Në Elbasan gara që mbetet për tu bërë është ajo mes Aurel Bylykbashit të PD-së dhe  Arben Kamamit  të PS-së. Kjo pasi në këtë qark rezultati i 2009 ndryshon në 8 me 6 në favor të së majtës me vetëm 1 220 vota. Në qarkun e KorÇës mbetet për tu zbuluar nëse deputetë do të zgjidhet Fatbardh Kadilli i PD-së apo Ardit Konomi i PS-së. Konomi mund të zgjidhet deputetë në rast se rezultati do ndryshojë në këtë qark për të shkuar në 7 me 5 në favor të opozitës, dhe për këtë ajo duhet që të marrë në 2013-ën edhe 4 747 vota të tjera më shumë sesa mori në 2009. Në këtë qark kemi dhe një garë brenda koalicionit pasi këtë mandat e pretendon edhe Pirro Kapurani i LSI-së. Garë do të ketë dhe në qarkun e Beratit për 1 mandat dhe për të cilin përplasen Lefter Maliqi i PD-së me Artan Lamen e PS-së. Lame mund të zgjidhet deputetë vetëm nëse koalicioni majtë arrin të marrë më shumë se 750 vota nga sa morri në 2009. Në Vlorë do të kemi një garë interesante, pasi për 1 vend, pra për mandatin e fundit konkurojnë 3 deputetë, 1 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita. Dashamir Tahiri (PDIU) do të rizgjidhet deputet në rast se rezultati nuk do ndryshojë në krahasim me 2009. Ai konkuron me Edmond Lekën (PS) dhe Shkëlqim Selamin (LSI), njëri prej të cilëve mund të bëhet deputetë nëse opozita do arrijë të marrë mandatin e 8, Çka mund ta arrijë nëse merr edhe 3 866 vota. Pra siÇ shihet në këtë qark do të kemi dhe një garë mes vet koalicionit të majtë, ku LSI pretendon të marrë 1 mandat. Konkurim do të ketë dhe në qarkune Fierit ku jo pak por tre forca pretendojnë 1 mandat. Bëhet fjalë për PD e PDIU nga e djathta, të cilat konkurojnë respektivisht me Florjan Dani dhe Omer Mamon dhe  Ervin KoÇin nga PS. KoÇi mund të rizgjidhet deputet nëse koalicioni i majtë merr plus 2 667 vota më shumë se në 2009.

 

 

 

 

 

 

 

Lista e plotë e deputetëve që zgjidhen deputetë në 23 qershor

 

 

QARKU TIRANE

Pandeli Majko    PS

Saimir Tahiri     PS

Vasilika Hysi             PS

Ditmir Bushati  PS

Ilir Meta            LSI

Fatmir Xhafaj    PS

Lindita Nikolla  PS

Besnik Baraj             PS

Xhemal Qefalia  PS

Sadri Abazi                PS

Parid Cara         PS

Spartak Braho    PS

Artan Gaçi          PS

Pjerin Ndreu             PS

Rakip Suli           PS

Klajda Gjosha   LSI

Sali Berisha               PD

Myqerem Tafaj  PD

Majlinda Bregu         PD

Halim Kosova   PD

Florion Mima           PD

Gerti Bogdani    PD

Dashamir Shehi PD

Jorida Tabaku  PD

Edi Paloka          PD

Keltis Kruja             PD

Kastriot Islami  PD

Asllan Dogjani  PD

Visar Zhiti         PD

Arben Qirjako    PD

Gent Deliallisi    PD

 

Tritan Shehu (PD) ose Milena Harito (PS)

 

DURRES

Blendi Klosi               PS

Klodiana Spahiu       PS

Ilir Beqaj           PS

Namik Dokle            PS

Lefter Koka              LSI

Gentian Bejko   PS

Eduart Halimi    PD

Igli Cara            PD

Albana Vokshi    PD

Gent Strazimiri  PD

Oerd Bylykbashi       PD

Osman Metalla PD

 

Vullnet Topalli (PD) ose Agron Duka (PR) nëse nuk do ketë lëvizje mandatesh në krahasim me 2009 dhe nëse rezultati do ndryshojë në favor të opozitës Artur Bushi (PS)

 

 

ELBASAN

Ben Blushi         PS

Damian Gjiknuri      PS

Evis Kushi         PS

Alfred Peza        PS

Taulant Balla    PS

Edmond Haxhinasto LSI

Musa Ulqini              PS

Arben Imami            PD

Eduard Selami  PD

Ardian Turku    PD

Luçiano Boçi            PD

Dashnor Sula           PD

Arbjola Halimi  PD

Aurel Bylykbashi – PD ose Arben Kamami – PS

 

 

KORÇË

Bashkim Fino -PS

Arta Dade – PS

Olta Xhaçka – PS

Ilirian Pendavinji – PS

Ilir Xhakolli – PS

Ylli Ziçishti – PS ose Pirro Kapurani – LSI

Ridvan Bode – PD

Eleina Qirici – PD

Edmond Spaho – PD

Fatmir Mehdiu – PD

Gjergji Papa – PD

Fatbardh Kadilli (PD) – ose Ardit Konomi PS

 

 

DIBER

Shkelqim Cani     PS

Ulsi Manja           PS

Sherefedin Shehu      PD

Bedri Hoxha              PD

Roland Keta              PD

Ekrem Spahia    PD

 

 

BERAT

Fidel Ylli             PS

Ermonela Felaj  PS

Eduard Shalsi     PS

Nasip NaÇo               LSI

Eduart Bejko      PS

Genc Pollo          PD

Astrit Veliaj               PD

Lefter Maliqi (PD) ose Artan Lame (PS)

 

 

LEZHË

Mimi Kodheli           PS

Armando Prenga       PS

Arben Ndoka      PS

Aldo Bumçi                PD

Gjovalin Kadeli        PD

Albina Deda              PD

Vasil Bicaj          PD

 

SHKODËR

Mimoza Hafizi   PS

Tom Doshi          PS

Paulin Sterkaj    PS

Namik Kopliku  PS

Jozefina Topalli        PD

Helidon Bushati        PD

Voltana Ademi  PD

Nard Ndoka              PD

Gjovalin Bzheta        PD

Ndue Palucam    PD

Bardh Spahia     PD

 

GJIROKASTËR

Arben Ahmetaj  PS

Erion Veliaj               PS

Anastas Angjeli         PS

Genc Ruli            PD

Spiro Ksera               PD

 

 

KUKËS

Vexhi Muçmataj        PS

Flamur Noka      PD

Besnik Dusha     PD

Alban Zeneli              PD

 

 

FIER

Gramoz RuÇi       PS

Erjon BraÇe                PS

Eglantina Gjermeni    PS

Ilirjan Celibashi  PS

Petrit Vasili         LSI

Armando Subashi       PS

Arben Çuko                PS

Piro Lutaj             PS

Majlinda Bufi             PS

Sokol Olldashi    PD

Mesila Doda              PD

Kozma Dashi      PD

Shpëtim Idrizi     PD

Bedri Mihaj               PD

Myslim Murrizi PD

Florjan Dani (PD), Omer Mamo (PDIU) ose Ervin KoÇi (PS)

 

 

VLORE

Edi Rama            PS

Valentina Leskaj       PS

Koço Kokëdhima      PS

Luiza Xhuvani    PS

Fatmir Toçi               PS

Vangjel Dule             PBDNJ

Andrea Marto            PS

Astrit Patozi              PD

Arben Ristani     PD

Liljana Elmazi    PD

Ardjan Kollozi  PD

 Dashamir Tahiri (PDIU)në rast se rezultati nuk do ndryshojë në krahasim me 2009 dhe Edmond Leka (PS) ose Shkëlqim Selami (LSI) nëse opozita do arrijë të marrë mandatin e 8.

 

 

PS: Të na vihen në dispozicion listat e partive të tjera

 

Tre ditë nga skadimi i afatit të dorëzimit të listave shumëemërore, KQZ ka vendosur që të procedojë me shpejtësi për të miratuar përbërjen e tyre. Sot ky komision ka vendosur që të shqyrtojë listat e 31 partive të para, për të cilat ka përfunduar shqyrtimi paraprak i dokumentacionit nga administrata. Por në listën e gjatë të këtyre partive, mungojnë ato të dy partive kryesore. Vetëm gjatë paradites së djeshme bazuar mbi parimin e transparencës dhe në nenit të Kodit Zgjedhor, që u mundeson palwve tw interesuara njohjen me çdo kërkesë pranë KQZ-së, përfaqesuesi ligjor i PS, Genc Gjonçaj ka kërkuar që listat e kandidatëve dhe dokumentacioni shoqërues i tyre t’u vihet në dispozion. “Besoj se është një çështje që shkon më së miri me parimin e transparencës së punës të KQZ dhe besoj se ndihmon procesin lidhur me identifikimin e kandidatëve nga të gjithë aktorët që do të marrin pjesë në zgjedhje”, – tha Gjonçaj. Kërkesa e tij vjen pas publikimeve edhe në media, së listat e kandidatëve të PD nuk janë dorëzuar pranë protokollit të KQZ-së, por i janë lënë në zyrë kryetares së këtij institucioni, pasi ato nuk kanë qënë të plota dhe madje kanë pësuar ndryshime edhe pas afatit zyrtar, si dhe kanë pasur mangësira në dokumentacionin shoqërues. Por kryetarja e KQZ-së tha se listat do të publikohen brenda 14 majit, kur dhe është afati i fundit i shqyrtimit dhe i miratimit nga KQZ. “KQZ është duke përpunuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e listave, të cilat kanë ardhur nga të gjitha partite”, – tha Lleshi.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.