Mediat austriake: ‘Incidentin e veshit’ s’e pa kush, Berisha po e përdor për fushatë (do Zoti Egini s’i sulmon dhe këta)

Postuar në 09 Maj, 2013 14:26

 

Një ditë pasi Egin Ceka u shfaq në komisionin hetimor parlamentar për çështjen e incidentit të veshit, duke sulmuar ashpër mediat dhe shoqërinë shqiptare pse e kanë banalizuar këtë çështje, portali më i madh me informacione nga Vjena, Vienna.at, shkruan gjerësisht për këtë çështje.

Edhe ky portal i referohet kësaj ngjarje si ‘incidenti i veshit’, por do Zoti dhe Egini nuk revoltohet që të sulmojë këto media se po e banalizojnë këtë ngjarje.

Portali shkruan se në fakt ngjarja është ekzagjeruar qëllimisht nga kryeministri Sali Berisha për ta përdorur për fushatë elektorale.

“Egin Ceka është djali i ambasadorit Neritan Ceka, që si politikan i ka ndërruar të dy krahët politikë në Shqipëri, që janë edhe rivalë shumë të ashpër. Aktualisht ai këshillon kryeministrin Berisha.

Për qeverinë e Tiranës ky incident i vogël në Akademinë Diplomatike të Vjenës, që nuk është parë as nga organizatorët e Renner Institut dhe as nga ndonjë i pranishëm tjetër, është si një dhuratë nga qielli për këtë fushatë elektorale,” shkruan portali, duke theksuar se edhe Ceka vetë thotë se është banalizuar si çështje.

Portali vijon duke thënë se incidenti është ekzagjeruar dhe është vetë kryeministri Sali Berisha që ka kërkuar një hetim në rrethana që mund të vihen në pikëpyetje.

Portali vazhdon duke theksuar se zgjedhjet në Shqipëri në këto vite të postkomunizmit nuk kanë qenë të rregullta, madje shton se edhe kësaj here nuk shihen në sfond zgjedhje të rregullta./ep

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.