KQZ shqyrton sot listat zyrtare të partive

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve merr sot ne shqyrtim miratimin e listave shumëemërore të partive politike të regjistruara në KQZ për zgjedhjet be ardhshme të 23 qershorit.
Nje dite me pare, ne mbledhjen e radhes perfaqesuesi ligjor i PS-se, Gjoncaj kerkoi te njihet me listat e PD-se, duke iu mundesuar nje fotokopje e tyre, nderkohe qe kreu i KQZ-se, Lleshi deklaroi se ato jane ne proces verifikimi.
PS dyshon per mangesi ne dokumentacionin me te cilin jane shoqeruar listat. Sipas saj, një pjesë e madhe e emrave të depozituar nga Partia Demokratike nuk janë firmosur nga vetë kandidatët, të cilët për të marrë pjesë në garë duhet të shprehin vullnetin për të kandiduar dhe për të hequr dorë nga funksionet që ata mbajnë në administratën publike.
Po ashtu mësohet se në disa raste është ndryshuar dhe renditja e kandidatëve, duke dërguar listat të tjera në KQZ. Po ashtu, burimet kanë bërë me dije se dje KQZ ka lejuar që kandidatë të caktuar të firmosin formularët e kandidimit edhe përtej afatit.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është urdhëruar që të mos dalë asnjë informacion për listat e partive politike, që regjistruan deri në orën 12:00 të mbrëmjes të ditës së hënë.
Kryetarja e KQZ-së, e kontaktuar nga “Panorama”, tha se për listat po punohet nga administrata për firmosjen e materialeve të tyre dhe siglimin një për një. KQZ ka bërë me dije dje së në KQZ janë paraqitur listat e kandidatëve për deputetë nga 65 parti politike, nga 66 që janë në total. Nga koalicioni i PS-së nuk ka dorëzuar asnjë listë kandidatësh dhe për rrjedhojë pritet të përjashtohet Partia Shqiptare Atdheu, me kryetar Kreshnik Osmanin.
PANORAMA
Add new comment