Rishfaqet Spartak Ngjela dhe deklaron: Besoj se do rikthehet besimi i popullit tek drejtësia

Postuar në 09 Maj, 2013 09:02

 

Këto ditë të mbushura me lajme për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 23 qershorit, ka pasur nga ata që kanë pyetur se ku është zhdukur Spartak Ngjela, një nga zërat e fortë të opozitës.

Sot Ngjela është shfaqur në një aktivitet të organizuar me rastin e 100- vjetorit të Ministrisë së Drejtësisë.

Ngjela tha se përgjatë komunizmit drejtësia ka fyer popullin, kurse në 20 vitet e demokracisë, drejtësia është tallur me popullin.

“Gjykatat tentojnë të jenë korporata biznesi,” akuzoi Ngjela.

“Duhet personalitet shumë i madh që një ministër i Drejtësisë të kthejë besimin e popullit tek drejtësia. Drejtësia nuk është pikëpamje. Për drejtësinë nuk ka pikëpamje të ndryshme. Drejtësia është koshiencë. Te ne nuk ekziston koshienca e ligjit”, tha Ngjela, duke deklaruar se është besimplotë se popullit do i rikthehet besimi tek drejtësia./ep

   TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.