MARRËVESHJA, SHANS PËR TË GJITHË SERBËT E KOSOVËS

Postuar në 07 Maj, 2013 03:57

 

Deputetja e Listës Unike serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq ka deklaruar se marrëveshja e Brukselit është shans për të gjithë serbët e Kosovës, para së gjitha në paraqitjen e tyre unike që më parë nuk ka qenë kështu.

“Vërtet, Marrëveshja, është shans për të gjithë”, ka thënë Trajkoviq për RTS.

E pyetur nëse kompromisi me serbët e veriut për zbatimin e marrëveshjes është në horizont, ajo ka thënë se serbet nuk kanë rrugëdalje, por iu duhet garanci se nuk do të gjuhen kurrë.

Duke folur për zbatimin marrëveshjes, deputetja serbe e ka quajtur atë të vështirë por të detyrueshme.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.