Haxhinasto në Itali: Vota e emigrantëve duhej përfshirë në Kodin Zgjedhor

Postuar në 05 Maj, 2013 13:38

 

Anëtari i kryesisë së LSI-së, Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një takim me emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në qytetin e Breshias, në Itali. Ish ministri i Jashtwm kërkoi që emigrantët të jenë pjesë e vendimmarrjes politike, pasi sipas tij, përfaqësojnë gjysmën e popullsisë sh qiptare. Ai theksoi faktin se LSI është një avokate e vendosur për fitimin e realizimin e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në vendet ku ata punojnë, pasi beson se integrimi i tyre më i shpejtë do të thotë edhe një kontribut më i rëndësishëm për integrimin më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për emancipimin më të shpejtë të shoqërisë shqiptare.

“Lëvizja Socialiste për Integrim ka një platformë konkrete për emigracionin dhe do të kërkojë që emigrantët të jenë pjesë e vendimmarrjes politike, tha Haxhinasto. Dua të sjellë në vëmendje faktin se LSI-ja ka qenë forca e parë politike, që kur u themelua në vitin 2004, e cila ndërmori nismën për të realizuar të drejtën e votës së emigrantëve, atje ku ata jetojnë, por ende një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ne kërkojmë që emigrantët të bëhen pjesë e vendimmarrjes politike, pasi ata përfaqësojnë gjysmën e popullsisë shqiptare dhe vota e tyre duhet të ishte përfshirë në Kodin Zgjedhor. Kjo të jetë hera e fundit që emigrantët shqiptarë, kudo që janë, të marrin rrugën e të votojnë në vendin e tyre pasi në zgjedhjet e tjera do të realizohet përfundimisht premtimi ynë që të gjithë qytetarët shqiptarë të votojnë atje ku ata jetojnë”, u shpreh ai.

Në këtë takim ai shoqërohej nga përfaqësues të LSI-së në Qarkun e Elbasanit si edhe përfaqësues të kësaj force politike në vendin fqinj.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.