Dritan Prifti, i pavarur. KQZ shyrton sot kërkesën

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrton ne mbledhjen e sotme kërkesën e Dritan Priftit për t’u regjistruar si kandidat i pavarur.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 06.05.2013, ora 12:00 zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Shqyrtimi i Projekt-vendimit: “Për regjistrimin e Z.Dritan Prifti, si kandidat i mbështetur nga zgjedhësit për zonën zgjedhore, Qarku Fier” thuhet në njoftimin e KQZ-se.
Prifti paralajmëroi se do të kandidojë për një mandat si deputet i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit duke mos u bërë pjesë e asnjë koalicioni. Sipas tij vendimi për të kandiduar si i pavarur u mor me zgjedhësit e tij.
PANORAMA
Add new comment