DATA PËR SERBINË, VETËM PAS ZBATIMIT TË MARRËVESHJES

Postuar në 06 Maj, 2013 03:18

 

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se pas bisedimeve me presidentin e Austrisë dhe Polonisë në Mathausen, se ata ishin pozitivë për ta mbështetur integrimin evropian të Serbisë.

Por, mbështetja e tillë mund të ndodhë vetëm pas zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidentët austriak dhe polak, për këtë temë kanë folur edhe me njëri-tjetrin, ndërsa mbështetjen për rrugën evropiane të Serbisë, Daçiqi e mori edhe nga Ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger, raportojnë mediat serbe.

”Shefi austriak i diplomacisë ka thënë se mbetet në BE-në që nëse fillon zbatimi i marrëveshjes, Serbia patjetër do ta fitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim”, ka thënë Daçiq.

 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.