“New York Times”, Kadare: Kundër tiranisë

Christopher Byrd, një kritik që shkruan në “The Guardian”, e ka vlerësuar pozitivisht veprën e shkrimtarit Ismail Kadare.
“Kundër tiranisë”. Kështu titullohet kritika letrare që “New York Times” ka botuar për romanin e Ismail Kadaresë “Darka e gabuar” (Titulli në anglisht është ndryshuar në: Rënia e qytetit të gurtë).
Sipas Christopher Byrd ajo që është më interesante pavarësisht nga përpos faktit që Kadare ndërthur në vepra përrallat popullore dhe ëndrrat, është edhe lloji i politikës. Burd, e sheh si absurd faktin që grave iu thirret me emrin “shoku”.
“Qyteti shqiptar i Gjirokastrës, siç përshkruhet në romanin tragjikomik të Ismail Kadaresë ‘Rënia e qytetit të gurtë’, është një rivalitet mes dy mjekëve bëhet barometër për të vlerësuar shtrëngatën politike që goditi Evropën Lindore gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë”, fillon shkrimi në “New York Times”.
Pasi bën një përmbledhje të romanit, ku tema e trupit dhe rrafshimeve të qytetin ndërthuren bukur bashkë, autori thekson se ngjarjet janë të vendosura në një kohë të paqëndrueshme.
Ashtu si një frojdian, Kadare është i hipnotizuar nga mënyra se si njerëzit përdorin struktura ideologjike si mekanizma për të mbështetur mashkullorësinë e tyre dhe të kryejnë sundim mbi të tjerët. Nuk ka asgjë befasuese këtu. Por është aftësia e shkrimtarit Kadare që bënë që urtësinë konvencionale ta ndërthuri me forcën e një trume të fëmijërisë”,- përfundon analizën kritiku Christopher Byrd.
“The Fall of the Stone City" (Rënia e qytetit të gurtë), është një roman që ka marrë shumë vlerësime në shtypin britanik, gjithashtu amerikan, për subjektin dhe për përkthimin nga shqipja.
Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është një nga gjatë kandidatët e çmimit që jep “The Independent”.
SHEKULLI
Add new comment