Arkiv-Lajme të përditësuara

CLIFF: SERBËT DO TË JETOJNË NËN DY OMBRELLA LIGJORE

Postuar në 02 Maj, 2013 02:53

 

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, duke folur për të drejtat që kanë fituar serbët e veriut, si dhe për faktin se në atë pjesë të Kosovës do të zbatohet ligji i aplikueshëm në Kosovë, ka thënë se serbët do të jetojnë nën dy ombrella: atë të përgjithshmen që është e Kosovës dhe nën një më të vogël që është e Serbisë.

Në një intervistë për gazetën "Tribuna", ambasadori Cliff ka theksuar se dualizmi ligjor që do të ketë asociacioni i komunave serbe të Kosovës nuk është i keq.

Freedon House: Mediat në Shqipëri pjesërisht të lira

Postuar në 01 Maj, 2013 14:20

 

"Freedom House” e ka konsideruar klasifikuar median shqiptare pjesërisht të lirë, kjo për shkak të presioneve politike dhe ekonomike. Raporti për Shqipërinë paraqet disa problematika, që nga zgjidhja e presidentit, çështja si është trajtuar problemi i 21 janarit, vendimi i fitores së kryebashkiakut Basha në zgjedhjet vendore etj.

Zgjedhja e presidentit Nishani

Vrasja në sanxhak, autori: Besarti të ngujohej, e dinte që ishte në gjak

Postuar në 01 Maj, 2013 14:19

LAçAutori i atentatit të së hënës, Albert Tuci ka pranuar vrasjen e Besart Ndreut në shenjë hakmarrjeje. Pasi është vetë-dorëzuar në polici, Tuci ka thënë para hetuesve se ai është autori i krimit të rëndë. “Po, unë e kam vrarë Besart Ndreun. Shkak për këtë është se dy vite më parë, ai më ka plagosur mua së bash-ku me vëllanë dhe djalin e xhaxhait në ‘Qafë të Pazarit’ në lagjen ‘Sanxhak’ të rrethit të Kurbinit.

Berisha në Korçë: Investuam miliarda, alternativa tjetër, bllokim dhe bojkot

Postuar në 01 Maj, 2013 14:17

 

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ishte sot në Korçë ku inauguroi rrugën e re Zemblak–Liqenas, investim i buxhetit të shtetit me vlerë mbi 1 miliard lekë. Në fjalën e tij, kryeministri u shpreh se ky investim lehtëson lëvizjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe premtoi mbështetjen e qeverisë për çdo projekt që zgjidh problemet në Prespë, ndërsa kujtoi se miliarda dollarë investime janë bërë në të gjithë Shqipërinë për zhvillimin infrastrukturor.

Genc Ruli: Nuk do ja japim fitoren në tavolinë Ramës

Postuar në 01 Maj, 2013 14:16

Ministri i Bujqësisë dhe  Konsumatorit, Genc Ruli i është drejtuar liderit të opozitës  me një status në Facebook ku shkruan:“Konteksti i krizave në momentin paraelektoral është një sindromë e përsëritur që nga 2007-a e këtej, e provokuar gjithnjë nga Rama. Është pjesë e ankthit dhe mosbesimit të tij zgjedhor dhe padyshim ishte kriza më absurde e më e padenjë e krijuar deri më sot. Në fund të fundit kemi një koncept kushtetues në lidhje me institucionin që drejtonte zgjedhjet, një institucion i mirëfilltë politik.

Kriza, bie fuqia blerëse

Postuar në 01 Maj, 2013 14:15

Rënia e fuqisë blerëse në treg po jep efekt në rënien e të ardhurave të biznesit, veçanërisht atij që prodhon për konsumin vendas. 

“Rënia e konsumit, e cila reflektohet edhe në rënie të të ardhurave nga biznesi vendas në buxhetin e shtetit mund të shkojë deri në shifrën 10 për qind. Kjo rënie vërehet në të gjithë bizneset prodhuese vendase, veçanërisht në ato të cilat janë të destinuara për konsumin vendas”, thotë Alban Zusi, nga Qendra e Klasterave të Biznesit.

AP, letër kreut të policisë për Tufën

Postuar në 01 Maj, 2013 09:28

 

TIRANE- Avokati i Popullit i eshte drejtuar me nje leter Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit per ish te denuarin Skender Tufa, bere se fundi shume here protagonist ne ‘perplasje’ me policine per protestat e ndermarra.

Sipas letres se Avokatit te Popullit, Tufa pretendon se ruhen 24 ore pa nderprerje nga polcia dhe se ndihen nen presion dhe kercenim.

 

 

 

PANORAMA

Kongresmeni amerikan Engel: Zgjedhjet, të rëndësishme për Shqipërinë

Postuar në 01 Maj, 2013 09:26

 

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka deklaruar në një intervistë për agjencinë “INA”, se reputacioni i Shqipërisë varet më së shumti nga organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

“Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të ketë zgjedhje të lira, te ndershme dhe demokratike, të mos ketë mashtrime apo manipulime dhe procesi zgjedhor të jetë i pastër. Gjithkush është duke monitoruar dhe ndjekur nga afër zgjedhjet në këtë shtet. 

Fullani: Ekonomia nuk do të përmirësohet edhe këtë vit

Postuar në 01 Maj, 2013 09:25

 

Të gjitha gjasat janë që ecuria e ekono-misë gjatë këtij viti të mos ketë ndry-shime nga një vit më parë. Me pak fjalë, rritja do të jetë diku mes 1 dhe 2 përqin-dëve në rastin më të mirë. Parashikimin e ka dhënë dje Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në konferencën e përmua-jshme të shtypit. Kreu i Bankës Qen-drore, ndryshe nga herët e tjera ka qenë më i qartë dje në parashikimet e tij. “Pro-jeksionet tona për vitin 2013 mbështesin vlerësimin për një rritje ekonomike në nivele pranë atyre të vërejtura në vitin e kaluar”, tha Fullani.

Dobësitë

KQZ nis zgjedhjen e ekspertëve kontabël: Asnjë lidhje farefisnore deri në brezin e katërt me drejtuesit partiakë

Postuar në 01 Maj, 2013 09:22

 

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur hapjen e pranimeve për të gjithë ekspertët kontabël të licencuar që kërkojnë të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara të partive politike për vitin 2012.

Përmes një njoftimi për shtyp zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj bëri të ditur se aplikimet e ekspertëve do të vijojnë deri më 15 maj duke shtuar edhe një sërë kriteresh, një nga të cilët është se personat që do të merren  me auditimin e financave të partive nuk duhet të kenë asnjë lidhje farefisnore e as krushqie deri në brezin e katërt me drejtues partish.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara