Kongresmeni amerikan Engel: Zgjedhjet, të rëndësishme për Shqipërinë

Postuar në 01 Maj, 2013 09:26

 

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka deklaruar në një intervistë për agjencinë “INA”, se reputacioni i Shqipërisë varet më së shumti nga organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

“Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të ketë zgjedhje të lira, te ndershme dhe demokratike, të mos ketë mashtrime apo manipulime dhe procesi zgjedhor të jetë i pastër. Gjithkush është duke monitoruar dhe ndjekur nga afër zgjedhjet në këtë shtet. 

Shqipëria është anëtare e NATO-së dhe unë mendoj se zgjedhjet e lira dhe të pastra do ta ndihmonin anëtarësimin e Shqipërisë edhe në Bashkimin Evropian, e kundërta nuk do të ishte lajm i mirë, sepse e gjithë bota është duke vëzhguar,” është shprehur Engel, demokrati më i lartë në Komisionin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. 

Sipas tij,  KQZ duhet të punojë që zgjedhjet të arrijnë standardet që kërkohen nga ndërkombëtarët. "Nuk më intereson shumë se kush është në komision, por me rëndësi është që komisioni ta bëjë punën në pajtim me ligjet në fuqi që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike”, deklaroi ligjvënësi amerikan.

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.