Genc Ruli: Nuk do ja japim fitoren në tavolinë Ramës

Postuar në 01 Maj, 2013 14:16

Ministri i Bujqësisë dhe  Konsumatorit, Genc Ruli i është drejtuar liderit të opozitës  me një status në Facebook ku shkruan:“Konteksti i krizave në momentin paraelektoral është një sindromë e përsëritur që nga 2007-a e këtej, e provokuar gjithnjë nga Rama. Është pjesë e ankthit dhe mosbesimit të tij zgjedhor dhe padyshim ishte kriza më absurde e më e padenjë e krijuar deri më sot. Në fund të fundit kemi një koncept kushtetues në lidhje me institucionin që drejtonte zgjedhjet, një institucion i mirëfilltë politik. Degjoj interpretime, komente që janë njerëz të pavarur, janë njerëz jopolitikë, përkundrazi çdo parti, anëtarin e zgjedhjeve e nxjerr nga njerëzit më profesionistë dhe politikë të saj. PD-ja nuk i ka munguar asnjëherë tavolinave dhe ne nuk do hiqemi si forcë pa eksperiencë e t`i japim fitoren në tavolinë Ramës. Ai do të marrë KQZ-në, KZAZ-të dhe të prishë tërë atë aleancë besimi të kontrolluar. Rama do të hyjë me dinakëri në këtë proces zgjedhor, që e prishi ende pa filluar mire”.

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.