Vrasja në sanxhak, autori: Besarti të ngujohej, e dinte që ishte në gjak

LAçAutori i atentatit të së hënës, Albert Tuci ka pranuar vrasjen e Besart Ndreut në shenjë hakmarrjeje. Pasi është vetë-dorëzuar në polici, Tuci ka thënë para hetuesve se ai është autori i krimit të rëndë. “Po, unë e kam vrarë Besart Ndreun. Shkak për këtë është se dy vite më parë, ai më ka plagosur mua së bash-ku me vëllanë dhe djalin e xhaxhait në ‘Qafë të Pazarit’ në lagjen ‘Sanxhak’ të rrethit të Kurbinit. Ne nuk e kishim falur atë megjithë ndërhyrjet që kishte bërë familja e tij për ta falur dhe ai e dinte shumë mirë se ishte në gjak me ne dhe se na kishte borxh”. Më tej 22-vjeçari ka thë-në se nuk ka asgjë me shtetin, i cili e ar-restoi Ndreun, por me faktin se gjaku duhej marrë. Pas pohimit të vrasjes, Al-bert Tuci u ka treguar hetuesve edhe se ku e kishte lënë armën e krimit. Para-diten e djeshme, rreth orës 10:00 të pas-dites, nën shoqërimin e forcave speciale të ardhura nga Shkodra, policia e Kurbinit si dhe prokurorët kanë ndjekur Tucin drejt vendit ku ai kishte armën e krimit, një kallashnikov, së bashku me karikatorin. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se në armën tip kallash-nikov është gjetur një krehër me fish-ekë dhe një krehër bosh. Ndërsa ar-mën, 22- vjeçari Tuci e kishte lënë sipër ish-poligonit të qitjes në Laç, të fshehur në një ferrë. Gjatë deponimit të tij, Al-bert Tuci është shfaqur i penduar duke deklaruar se “unë kisha qëllim ta pla-gosja Besartin dhe jo ta vrisja”. Ai ka mohuar të ketë qëlluar në drejtim të të plagosurit Bajraktari, duke shtuar se objektivi i tij ishte Ndreu, i cili sapo ishte liruar nga burgu. “Nuk kam qël-luar në drejtim të tij, por vetëm Besar-tin. Jam përpjekur që të mos vras asnjë njeri, pasi në momentin e vrasjes së Be-sartit kishte shumë njerëz në rrugë dhe unë i kam dalë në mënyrë të menjëher-shme. Nëse ai duhej të kishte zbatuar kanunin, duke u mbyllur brenda; nëse do kishte kërkuar leje për të lëvizur, unë nuk do e vrisja dhe do kishte rrugë për të mbyllur problemin. Tashmë ng-jarja ka ndodhur dhe pikërisht se mësova faktin që ka vdekur ndaj dhe u vetëdorëzova”. Ndërkohë që burime zyrtare të policisë së Kurbinit bëjnë të ditur se Klinton Bajraktari është plago-sur nga ciflat e plumbave, pasi ato kanë pashkruar trupin e Besart Ndreut duke rënë në një mur betoni, e për pasojë kanë bërë edhe rioshet. Ky i fundit ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën. Besart Ndreu u vra ditën e lirimit nga qelia, pasi ishte dënuar për plagos-jen e një personi dhe pritën e ngritur ndaj disa të tjerëve rreth dy vjet më parë.
MAPO
Add new comment