CLIFF: SERBËT DO TË JETOJNË NËN DY OMBRELLA LIGJORE

Postuar në 02 Maj, 2013 02:53

 

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, duke folur për të drejtat që kanë fituar serbët e veriut, si dhe për faktin se në atë pjesë të Kosovës do të zbatohet ligji i aplikueshëm në Kosovë, ka thënë se serbët do të jetojnë nën dy ombrella: atë të përgjithshmen që është e Kosovës dhe nën një më të vogël që është e Serbisë.

Në një intervistë për gazetën "Tribuna", ambasadori Cliff ka theksuar se dualizmi ligjor që do të ketë asociacioni i komunave serbe të Kosovës nuk është i keq.

Sipas pikës dy të marrëveshjes, ai do të ketë garanci nga ligji i aplikueshëm i Kosovës dhe nga ligji kushtetues. Meqë Kosova nuk ka ligj kushtetues, referenca është tek një i tillë i Serbisë.

“Po flisni për dualizmin ligjor si diçka e keqe. Të gjitha strukturat duhet të kenë këtë dualitet, sepse për t`u siguruar që serbët e Kosovës do të jenë pjesë e këtij aranzhimi, duhet të kenë një lidhje me Beogradin. Ka qenë plani i Ahtisaarit që ka garantuar lidhjet e serbëve të Kosovës me Beogradin në shëndetësi, arsim dhe shërbime publike me Beogradin. Kjo u garantohet edhe komuniteteve tjera”, ka thënë ambasadori Cliff.

 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.