Fullani: Ekonomia nuk do të përmirësohet edhe këtë vit

Të gjitha gjasat janë që ecuria e ekono-misë gjatë këtij viti të mos ketë ndry-shime nga një vit më parë. Me pak fjalë, rritja do të jetë diku mes 1 dhe 2 përqin-dëve në rastin më të mirë. Parashikimin e ka dhënë dje Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në konferencën e përmua-jshme të shtypit. Kreu i Bankës Qen-drore, ndryshe nga herët e tjera ka qenë më i qartë dje në parashikimet e tij. “Pro-jeksionet tona për vitin 2013 mbështesin vlerësimin për një rritje ekonomike në nivele pranë atyre të vërejtura në vitin e kaluar”, tha Fullani.
Dobësitë
Konsumi vijon të jetë i ulët. Investimet private dhe publike po vijnë në ulje. Pu-nësimi është i paqëndrueshëm. Borxhet janë në rritje. Të gjitha këto elemente po e mbajnë ekonominë në kufijtë e pa-mundësisë në ritmet që i takojnë një ven-di në zhvillim. Parashikimet e Bankës Qendrore na tregojnë se i vetmi burim për të mbajtur rritjen në terren pozitiv janë eksportet. Por edhe këto do të varen në një mase të madhe nga kriza në BE, e cila mund të ulë kërkesën për prodhimet tona. Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajt janar dhe shkurt janë optimiste dhe tregojnë për ngushtimin vjetor me 27.1% të deficitit tregtar, duke reflektuar njëkohësisht rritjen e mëtejshme të eksporteve dhe ecurinë e dobët të im-porteve. Për këtë periudhë importet janë tkurrur me 9.5% në terma vjetorë, ndërkohë që eksportet kanë ruajtur rit-me të larta të rritjes vjetore, prej 18.6%. Por nga e gjithë kjo agoni, qytetarët do të kenë një të “mirë”. Çmimet e mallrave dhe sidomos të ushqimeve nuk do të ke-në mundësi të rriten ose do të rriten me ritme shumë të ulëta në periudha afat-mesme. Në fakt, analistët e ekonomisë kishin parashikuar një ecuri më të mbarë të ekonomisë këtë vit, të bazuar në fak-torët pozitive që do të kishin zgjedhjet në shpenzimet publike dhe nga disa faktorë të tjerë nxitës që do të vinin nga zbehja e krizës. Por nuk ndodhi kështu. Duket se edhe viti 2013 do të ketë një ecuri akoma më të vështirë.
Këshillat
Banka e Shqipërisë i tërheq vëmend-jen qeverisë që të bëjë më kujdes për bux-hetin. Ecuria e treguesve buxhetorë në tremujorin e parë të vitit tregon për rritjen e shpenzimeve. Për rrjedhojë def-iciti buxhetor u rrit me 41.5% gjatë këtij tremujori, duke reflektuar rënien me 3.6% të të ardhurave dhe rritjen me 1.4% të shpenzimeve publike. “Banka e Shq-ipërisë tërheq edhe njëherë vëmendjen për rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrave fiskalë dhe për kontrollin e deficitit bux-hetor dhe të borxhit publik në nivele të përballueshme e të padëmshme për eko-nominë shqiptare”. Fullani tha se në opinionin e Bankës, prioriteti afatmesëm i politikës fiskale duhet të mbetet ruajtja e disiplinës buxhetore, pasi sipas tij, di-sa tregues buxhetorë janë çrregulluar.Qeveria e ka thelluar deficitin me rreth 13 miliardë lekë gjatë muajit që shkoi, me synimin për ta mbushur këtë hendek kur të arkëtohen të ardhurat nga privatizimi i katër HEC-ve. Por sipas burimeve në Ministrinë e Financave, kompania turke “Kurum” e ka kushtëzuar derd-hjen e shumës me marrjen mbrapsht të 3 miliardë lekëve në formën e rimbursim-it të TVSH-së. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ritheksoi nevojën e vazhdimit dhe thellimit të reformave strukturore, të cilat rritin produktivite-tin dhe forcojnë konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Sipas guvernato-rit Fullani, këto reforma i hapin rrugë zgjerimit të potencialit ekonomik dhe duhen parë si instrumenti kryesor që mbështet rritjen e qëndrueshme e afatg-jatë të vendit.
MAPO
Add new comment