Ja emrat e rinj në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike

Postuar në 04 Maj, 2013 05:20

 

Edhe pse është shumë e vështirë që të mësosh emrat që do jenë në listat e kandidatëve për këto zgjedhje, sërish mediat vazhdojnë të publikojnë lista të cunguara. Të hënën është afati i fundit i dorëzimit të listave dhe ethet e tyre kanë përfshirë jo vetëm politikën, por edhe opinionin publik.

Gazeta Panorama ka sjellë një listë me emra të rinj që do jenë në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike.

Kështu në qarkun e Shkodrës do të kandidojnë Flamur Kuçi, Bardh Spahia, Benet Beci dhe Nard Ndoka.

Në qarkun e Kukësit pritet të kandidojë për PD-në Sahit Dollapi.

Në qarkun e Elbasanit do të kandidojë Shefqet Deliallisi.

Në qarkun e Fierit do të kandidojë Ferdinand Murati.

Në qarkun e Tiranës do kandidojnë Eduard Selami, Halim Kosova, Grida Duma, Jorida Tabaku, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani.

Në qarkun e Lezhës do të kandidojë Gjovalin Kadeli.

Në qarkun e Durrësit do të kandidojnë Oerd Bylykbashi dhe Gjergj Lezhja.

Në qarkun e Beratit do të kandidojë Astrit Veliaj./

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.