KQZ regjistron dy koalicionet

Postuar në 04 Maj, 2013 09:01

Tkurren koalicionet që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. “Aleanca për Shqipërine Europiane” e drejtuar nga Partia Socialiste nga 40 parti te rregjistruara fillimisht, ne KQZ u regjistrua me 37 parti pasi Partia e Pensionisteve që kishte firmosur në të dyja koalicionet deklaroi shkëputjen prej kësaj aleance. 

Edhe dy parti te tjera jo fort te njohura, nuk moren miratimin nga Kolegji Zgjedhor per shkak te mungeses se dokumentacionit, duke bërë që koaliconi i majte të ketë 37 parti. 

Por gjithsesis ai mbetet koalicioni me i madh ne keto zgjedhje, pasi koalicioni i djathte numeron ne finale 25 parti. Edhe nga ky koalicion gjithashtu nuk jane miratuar te gjitha forcat politike qe nenshkruan me Partine Demokratike, pasi dy prej tyre kishin probleme me dokumentacionin.

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.