Tragjedi në Bari, farmacisti vret gruan, vajzën, plagos djalin dhe mbytet në pishinë

BARI- Babai vret gruan, vajzen, plagos te birin e me pas i jep fund jetes duke u mbytur ne pishine.
Tragjedia ka ndodhur ne Bari dhe raportohet nga gjithe mediat italiane, ndonese me nota misteri per ate qe ka ndodhur.
Sipas mediave italiane, autori i ngjarjes është 55-vjecari Michele Piccolo, me profesion farmacist ne zonë, i cili dyshohet se ka bere gjithcka ne nje moment cmendurie.
Gruaja e tij Maria Chimenti, qe mbante postin e nënkryetarës së Bashkisë, se bashku me vajzen Letizia qe sot bente 20 vjec jane qëlluar me pistoletë në kokë.
Me pas eshte qelluar edhe mbi djalin Claudio, 24-vjec, qe ndodhet ne gjendje te rende per jeten. Policia ka gjetur me pas edhe farmacistin te mbytur në pishinë. Kne nisur hetimet, por ende asnje e dhene rreth shkakut te tragjedise.
PANORAMA
Add new comment