Blofi me ligjin, gjyqtarët kanë sërish imunitet

Postuar në 04 Maj, 2013 09:02

 

Gjyqtarët kanë imunitet. Ata nuk mund të hetohen pa marrë më parë miratimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Veprimet e kryera pa marrë “leje”, konsiderohen antiligjore, megjithëse Kuvendi miratoi ligjin e famshëm të “heqjes së imuniteteve”.

Por, zbatimi i tij në terren duket se ka hasur problematikat e para, pasi prokuroria nuk mund të kryejë asnjë procedurë për togat e zeza, vetëm nëse i arreston në flagrancë, gjatë kryerjes së ndonjë krimi, raporton e përditshmja Shqip.

Arrestimet në flagrancë bëhen vetëm për individë të rrezikshëm, që bëjnë pjesë në organizata kriminale apo për trafik droge e vrasje.

Në rastin konkret, gjyqtarët, edhe nëse mund të bëjnë korrupsion, ai do kohë të hetohet. Me ligjet aktuale, ata janë të “paprekshëm”.

Dispozitat ligjore në fuqi u japin mburojën e duhur ligjore, megjithëse ligjvënësit në vend u zotuan që, ligji për heqjen e imuniteteve është shumë i mirë. Madje, ai u votua në unanimitet. Pas disa javësh zbatim, prokuroria thotë se ka hasur në shumë parregullsi.

Më herët, akuza tha se gjyqtarët kanë imunitet në vendimet që japin, ndërsa tashmë, është “zbuluar” se në ligjin për “organizimin e pushtetit gjyqësor”, përcaktohet qartë mënyra e hetimeve të tyre.

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.