KLD, Nishani: Portal online për ankesat e qytetarëve

Postuar në 03 Maj, 2013 03:53

 

TIRANË- Kreu i shtetit, njëherësh kreu i KLD ka vlerësuar vendimet më të fundit të marra nga qeveria e miratuar në parlament për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe ndryshimet në Kodin Penal dhe të Procedurës Penale.

Në fjalën e tij në mbledhjen e KLD-së, Nishani ka garantuar se do të jetë mbështetje për gjyqtarët e ndershëm dhe do të ndjekë me përparësi cdo ankesë të qytetarëve që kërkojnë drejtësi.

“Cdo ankesë që do të depozitohet do të ndiqet me vëmendjen dhe përgjegjësinë maksimale dhe do të jenë pjesë e axhendës prioritare të KLD, inspektoratit në bashkëpunim me të gjithë institucionet e tjera të shtetit”- tha Nishani.

Vendimet e fundit

Nishani ka dhene vlerësimin maksimal për disa nga vendimet dhe qëndrimet e fundit të qeverisë dhe parlamentit, që do të shërbejnë direkt për përmirësimin e imazhit të gjyqtarit tonë, por edhe të funksionimit të gjykatave, rritjen e nivelit të pagave të gjyqtarëve të Faktit dhe Apelit, jo vetëm se ishte një adresim nga ana e KLD ndaj qeverisë dhe parlamentit por edhe cështje që u trajtua me shumë seriozitet.

“Ky hap do ti shërbeje gjyqtarëve të ndershëm e kurajozë. Mbetemi të bindur se sistemi ynë i gjyqësorit dominohet nga njerëz profesionist që kanë nevojë për inkurajim, mbështetje e vlerësim. Ndaj mendimin se ky hap inkurajon pikërisht atë grup të madh të gjyqtarëve duan të ofrojnë profesionalizëm, integritet, por edhe kërkojnë të ndihen të vlerësuar nga shoqëria dhe shteti”-tha Nishani.

Ai ka vleresuar edhe vendimet më të fundit për ndërhyrje të rëndësishme në kodin penal dhe të procedurës penale, duke i cilesuar ato hap i rëndësishëm dhe vendimtar, jo vetëm për forcimin enjë politike penale, por për të ngushtuar edhe abuzimet që mund të bëheshin nga hetues dhe gjykues.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.