Auditimi i fondeve të shpenzuara nga partitë gjatë vitit 2012, KQZ fton ekspertët kontabël

Postuar në 01 Maj, 2013 03:42

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i eshte drejtuar sot me nje apel ekspertëve kontabël të liçensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së për auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2012 nga partitë politike.

“Kjo ftesë u bëhet në zbatim nenit 23/2 të ligjit nr. 8580, “Për Partitë Politike”, i ndryshuar, me qëllim zhvillimin e procedurës për caktimin me short të ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik nga partitë politike”- tha zedhenesja e KQZ ne nje deklarate per mediat.

Ekspertët kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar, (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe këto kritere:
1- Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licensuar në 5 vitet e fundit.
2- Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.
3- Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.
4- Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.
5- Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.

“Pas shfaqjes së interesit nga ekspetët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2012 nga partitë politike”- tha ajo.

 

Dokumentacioni i kerkuar të dorëzohet pranë KQZ-së brenda datës 15.05.2013:

1- Kërkesë aplikimi;
2- Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përmendura më sipër.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.