Wollfarth: Partitë të dialogojnë, KQZ duhet të jetë e plotë dhe e besueshme

Postuar në 30 Prill, 2013 04:56

 

Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Eugen Wollfath u ka bërë thirrje partive politike që të nisin dialogun për t’i dhënë një zgjidhje ngërçit që është krijuar në KQZ pas largimit të tre anëtarëve të opozitës.

Në një prononcim për mediat ditën e sotme, Wollfath u shpreh se partitë duhet të nisin bisedimet intensive për ta rikthyer të plotë KQZ e cila aktualisht funksionon vetëm me 4 përfaqësuesit e mazhorancës. Ai ka theksuar se eshte me rendesi te vecante qe KQZ te jete e besueshme.

“Duhet dialog nga të gjitha partitë politike për zgjidhjen e ngërçit në KQZ. Ndërveprimi mes mazhorancës dhe opozitës është kryesori për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duhet besim për të legjitimuar KQZ. KQZ mund të funksionojë, por më  e mira është që ajo të jetë e plotë me të 7 anëtarët e saj”, – tha Wollfath.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.