Zannier: Klimë tensioni para zgjedhjeve

Postuar në 02 Maj, 2013 08:32

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier është shprehur me doza të larta shqetësimi për klimën politike ku ndodhet Shqipëria, në prag të zgjedhjeve të 23 Qershorit. 

Në një prononcim për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, Zannier deklaroi se "jemi duke vëzhguar me shqetësim shenjat në rritje të ashpërsimit të dialogut politik. Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit politike në vend, Zannier jep parashikimin e tij për fushatën elektorale kur thotë se “ne presim një proces elektoral shumë konkurrues në një klimë jo të lehtë". 

Sekretari OSBE-së shkon më tej në parashikimin e tij që e lidh me polarizimin e jetës politike 
në vend. “Shqetësimi jonë lidhet edhe me përplasjet që mund të minojnë stabilitetin e brendshëm të vendit”, ky është paralajmërimi i tij.

Në fund të prononcimit për ANSA-n, Zannier deklaroi se “urojmë që tonet e tepruara të  nacionalizmit që po përdoren nuk do të kthehen në element të destabilizimit në rajon,- theksoi ai, duke kujtuar që në Shqipëri, OSBE ka investuar shumë dhe për këtë nuk synon që t'i ulë vlerën këtij investimi.

 

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.