Kuvend, votohen me konsensus disa pr/ligje

Postuar në 02 Maj, 2013 08:39

 

TIRANE- Pas disa oresh debate, Kuvendi i Shqiperise ka miratuar me konsensus nje sere projekligjesh, mes te cileve ate per Kodin Penal, ‘Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave” etj.

Kuvendi ka miratuar projekt ligjin për legalizimin e ndërtimeve informale të pas vitit 2006, i cili u shqyrtua javën e kaluar nga komisionet parlamentare me procedurë të përshpejtuar.

Sipas ligjit te ri, qeveria parashikon të legalizojë më shumë se 80 mijë ndërtime pa leje, duke përfshirë këtë herë edhe atë kategori ndërtimesh që janë në distancë të afërt me akset rrugore kombëtare.

Po ashtu, u miratua p/ligji për krijimin e fondit të kompensimit të pronave. Ndërhyrja e fundit e qeverisë në ligjin për fondin special për kompensimin e pronave, parashikon që përqindja e të ardhurave që vijnë nga shitja e pasurive shtetërore të jetë jo më e fiksuar në 65 për qind të të ardhurave, por e varjueshme nga 20 deri në 65 për qind.

Kodheli

“Kjo qeveri ka bërë cdo gjë me pronat e qytetarëve, por asnjëherë se ka cuar tek i zoti”.

Keshtu ka thene deputetja e PS-se, Mimi Kodheli gjate fjales se saj ne Kuvend, teksa diskutohej projektligji per disa shtesa në ligjin “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”.

Sipas saj, me arnime te tilla nuk mund te zgjidhet problemi i madh i prones.

“Pronarë harrojeni që në javën e fundit të pushtetit do zgjidhin atë që se kanë bërë për 20 vjet. Me arnime kjo situatë vetëm përkeqësohet, nuk zgjidh asgjë. Kjo qeveri ka bërë cdo gjë me pronat e qytetarëve, por asnjëherë se ka cuar tek i zoti”, tha Kodheli, duke deklaruar se edhe pse opozita eshte e gatshme ta votoje, eshte e bindur se kjo do te jete nje tjeter leter pa vlere.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.