Durrës, tentoi të grabisë një çift të moshuarish, pranga autorit

Një person është vënë në pranga nga policia e qytetit të Durrësit pasi akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër tentoi të grabisë një cift të moshuarish mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se i arrestuari është Eduard Ndoji, ndërsa në kërkim është shpallur personi tjetër që e shoqëronte. Dy personat janë përleshur me policinë në përpjekje për tu larguar nga shtëpia e të moshuarve. Dy grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e të moshuarve rreth orës 01:00.
MAPO
Add new comment