Diplomat në veri me mbishkrimin “Bashkësia e Komunave Serbe”!

Postuar në 04 Maj, 2013 14:21

Beograd, 4 maj – Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun tërheq vërejtjen se çara që po ndodh ndërmjet serbëve të veriut dhe Beogradit është shumë e rrezikshme jo vetëm për interesin e serbëve të Kosovës, por edhe për pozitën dhe të ardhmen e shtetit. "Nëse kjo e çarë nuk tejkalohet sa më shpejt, nëse nuk ka pajtim, Beogradi është i detyruar të fillojë së zbatuari me pjesë të Marrëveshjes e pastaj ngadalë të merremi vesh me serbët e veriut", ka thënë Drecun.

Duke reaguar në spekulimet se kryetarët e katër komunave do të ndërrohen nëse nuk e pranojnë Marrëveshjen, Drecun shembujt konkretë për diplomat e shtetësinë i interpreton si përparësi të marrëveshjes me Prishtinën, njofton RTS.

"Sa u përket diplomave, në to do të jetë mbishkrimi Bashkësia e Komunave Serbe, por a  Republika e Serbisë askush nuk e ndalon dhe kjo do të bëhet, pra do të jepen diploma në të cilat do të jetë stema e Serbisë dhe do të shkruhet Republika Serbisë” ka thënë Drecun.

Sipas fjalëve të tij, kështu arrihet një zgjidhje praktike që diplomat të përdoren edhe në Kosovë, në veçanti në pjesët që i kontrollon Prishtina, dhe të jenë të përdorshme kudo jashtë, edhe në Serbi.

Sa i përket shtetësisë, të gjithë ata që jetojnë në Kosovë janë shetas të Serbisë dhe të gjithë kanë të drejtë në dokumente udhëtimi, thotë Drecun dhe shton se Serbia do të marrë pjesë në zgjedhjet për deputetë të Kuvendit të Serbisë, sikur  deri më tash.

 

 

 

KOHA DITORE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.