Berisha në Lezhë: Do i votojmë tre ligjet. Opozita, pazare me integrimin europian të vendit

Postuar në 04 Maj, 2013 14:19

 

Kryeministri Sali Berisha akuzoi nga Lezha të majtën se ka bërë pazare në emër të tre ligjeve, duke bllokuar marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Teksa morri pjesë në inaugurimin e rikonstruksionit të rrugës Lezhë-Kala, Berisha theksoi se qeveria realizoi çdo reformë për marrjen e statusit.

“Opozita shqiptare gjykoi, më mirë të bllokohet statusi sesa të vlerësohet qeveria. Më 10 Tetor, 2011, Komisioni Evropian dha afatin deri në muajin Mars. U bë gjithçka që të merrnin statusin, por u bë gjithçka nga ata që të mos votoheshin 3 ligjet, dhe tani e bënë ligjin si pallati në pajë. E bënë Pazar. Ne do i votojmë, por mbi ta do rëndojë akti më i papërgjegjshëm. Ata tregojnë se nuk kanë asnjë princip. Principi i tyre janë vetëm pazaret e vetëm pazaret, dhe jo interesat e qytetarit që me statusin e vendit kandidat do merrnim qindra miliona euro për investime.  U tregua se ata bëjnë marrëveshje për interesa, por nuk çfarë shtoj më, cilësimin më të bukur ua bëri z Majko, kur ua cilësoi, si marrëveshje të 1 prillit”, u shpreh kryeministri.

Duke iu referuar fushatës së kundërshtarëve politikë Berisha ironizoi duke thënë se:“alternativa tjetër është rritje taksash dhe mashtrime të kohës së vjetër. Rritje taksat, por shkatërron vendet e punës, rritje taksash, por largon investitorët”.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.