Halimi: Ish të përndjekurit do votojnë aleancën tonë

DURRES- Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi ka deklaruar nga Durresi se ish të përndjekurit do të mbështesin Partinë Demokratike dhe Aleancën për Punësim, Mirëqenie e Integrim në zgjedhjet e 23 Qershorit.
Lajmin per takimin ai e ka postuar ne profilin e tij ne FB, ku njofton se eshte takuar me Shoqatat e të Përndjekurve Politikë në qytetin të Durrësit.
“I ftuar nga ish-përndjekurit politikë, në prani të kryetarit të Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë për këtë qytet z. Agron Thama, Drejtorit të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, z.Simon Miraka dhe kryetarit të Shoqatës Mbarëkombëtare të ish-të Përndjekurve Politikë, z. Adem Allci si dhe në prani të qindra ish të përndjekurve politikë të qytetit të Durrësit, u informova për vendimin e rëndësishëm që ata kishin marrë. Ish-të përndjekurit do të mbështesnin Partinë Demokratike dhe Aleancën për Punësim, Mirëqenie e Integrim në zgjedhjet e 23 Qershorit’- shkruan Halimi.
Sipas tij, kjo eshte pritur me ovacione nga qytetarët e pranishëm në sallë.
“Me këtë mbështetje fitorja e Partisë Demokratike më 23 qershor do te jete edhe më e thellë. Bashkë me familjet që lanë pas ata mijëra ish-të përndjekur politikë që sakrifikuan jetën e tyre për liri dhe demokraci, bashkë më ata që i mbijetuan dhunës dhe persekutimit komunist, me 23 qershor do të sigurojmë një fitore si ajo e 22 marsit të vitit 1992. Me ne, integrimi, mirëqenia , punësimi i ish – të përndjekurve politikë dhe fëmijëve të tyre është i sigurt. Përpara!” shkruan ai.
PANORAMA
Add new comment