Rama: Berisha mashtron popullin kur thotë se ka ndërtuar 10 mijë km rrugë

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka quajtur mashtrime deklaratat e kryeministrit të vendit, Sali Berisha, për ndërtimin e 10 mijë kilometrave rrugë. Kryesocialisti Rama, i shoqëruar nga deputetë të forcës së tij politike, denoncuan dëmtimin e aksit rrugor që lidh kryeqytetin me parkun kombëtar të Dajtit.
“Kjo qeveri ne ikje po le trashëgimi një Shqipëri me rrugë në gjendje katastrofike. 10 400 km rrugë, thotë, kemi bërë. Rruga nacionale që lidh kryeqytetin me Parkun Kombëtar të Dajtit është në kushte skandaloze. Në këtë rrugë zvarriten dhjetëra mijëra qytetarë, qoftë ata që banojnë në këtë zonë, qoftë ata që kalojnë për të shkuar në Dajt", tha Rama.
Sipas tij rruga që të çon drejt Parkut Kombëtar të Dajtit, nuk është një makth jo vetëm për qytetarët që shkojnë për ta vizituar atë, por veçanërisht për banorët e zonës, duke treguar edhe një herë mashtrimin e madh me rrugët e qeverise që duhet të hapë rrugë në 23 qershor.
"Kjo është shprehja më kuptimplotë e faktit se sa rrugë janë ndërtuar në të vërtetë dhe se ku ka kanë shkuar paratë e popullit shqiptar. Kjo rrugë dhe shumë rrugë të tjera tregojnë për realitetin. Shqipëria ka mbetur rrugëve, prandaj më 23 qershor këta duhet të hapin rrugën", tha Rama.
SHEKULLI
Add new comment