“Koha jote mbaroi”

Një grup të rinjsh socialistë kanë protestuar sot përpara zyrës Jozefina Topallit dhe selisë së kryeministrisë, aty ku qëndron prej muajsh një tabelë elektronike që numëron progresivisht orët dhe ditët duke i “kujtuar” opozitës se po i bënte një dëm të madh Shqipërisë duke mos votuar 3 ligjet, kusht për statusin kandidat për në BE.
Ata shpalosën një banderolë ku shkruhej “Koha JOTE mbaroi”.
Sipas të rinjve FRESSH-të, zgjedhjet e 23 qershorit do të largojnë nga qeverisja një mazhorancë të korruptuar.
TEMA
Add new comment