Listat e PS Deputetët VIP që “digjen” nga Rama

Pak orë nga skadimi i afatit ligjor për dorëzimin e listës shumemërore të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit, kreu i socialistëve, Edi Rama kishte ende shumë dilema për një numër të konsiderueshëm emrash të njohur në këtë parti. Figura me peshë të këtyre viteve, si Erion Braçe, Arben Malaj, Ilir Gjoni, Arben Isaraj, të paktën deri dje në orët e mbrëmjes, në rastin më të keq nuk kanë qenë konfirmuar si pjesë e listës së kandidatëve për deputetë dhe në rastin më të mirë nuk iu janë përcaktuar zona dhe vendi në listë. Burime nga selia rozë kanë bërë të ditur dje se në dy ditët e fundit ka patur përpjekje nga kryetari Rama për ta çuar nënkryetarin e grupit dhe një nga emrat më të spikatur të opozitës 8-vjeçare, Erion Braçen, që të kandidojë në qarkun e Fierit dhe më konkretisht në qytetin e Lushnjes. Ofertë kjo, që siç mësohet, nuk është pranuar nga Braçe, i cili tashmë është përjashtuar në mënyrë përfundimtare nga lista e qarkut të Beratit që e ka zgjedhur disa herë resht. E vetmja alternativë mbetet qarku i Tiranës, të cilin Braçe vetë më parë edhe publikisht e kishte kundërshtuar. Megjithatë, burime nga PS-ja konfirmuan dje se Braçe do të jetë pjesë e listave shumemërore të PS-së, por askush nuk mund të thoshte me siguri se në cilin qark ai do kandidonte. Një emër tjetër i njohur në radhët e socialistëve është edhe ai i ish-ministrit të Financave, Arben Malaj, për të cilin gjithashtu deri dje në mbrëmje ekzistonte dilema nëse ai do ishte pjesë e listës së PS-së apo jo. Edhe për këtë figurë, dje në PS nuk kishte askush një informacion të saktë nëse ai do ishte pjesë e listave fituese. Emri i Malajt është folur si kandidaturë në zonën e Delvinës në qarkun e Vlorës, por për shkak të marrëdhënieve jo fortë miqësore me kryetarin e partisë, emri i tij deri në mbrëmjen e djeshme ishte në pikëpyetje. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për një emër tjetër të njohur të PS-së, deputetin aktual Arben Isaraj, i cili në zgjedhjet e 2009-ës kryesoi listën e socialistëve për qarkun e Vlorës. Pavarësisht se Isaraj është edhe anëtar i kryesisë, burime në PS bënë të ditur se emri i tij ishte sërish me pikëpyetje në listë. Një dilemë që kreu socialist duhet t’i japë një zgjidhje gjatë ditës së sotme është edhe ajo për të kandiduar një nga pjesëtarët e familjes Kokëdhima. Ndërsa deri para pak ditësh ishte folur për kandidimin e mundshëm të vajzës së kësaj familjeje, këngëtares Besa Kokëdhima, dje në ambientet e selisë rozë përflitej dhe kandidimi i mundshëm i Brixhida Kokëdhimës në qarkun e Vlorës.
“Të djegurit”
Por ndërsa emrat e mësipërm mund të konsiderohen si emra që kanë ende mundësi të bëhen pjesë e listave, një numër tjetër i konsiderueshëm deputetësh aktualë të PS-së kanë prerë biletën për ta parë ndeshjen e ardhshme elektorale ose nga stoli i rezervave (pra duke qenë pjesë e listave, por jo në vendet fituese), ose nga jashtë fushe) d.m.th duke mos qenë fare në listë). Dhe bëhet fjalë për një numër prej rreth 15 deputetësh të tjerë, të cilëve, vetë kryesocialisti Edi Rama në takime direkte me ta u ka bërë të ditur vendimin e tij ose për të mos i kandiduar fare, ose për t’i kandiduar në vende të pasigurta. Kështu bie në sy emri i ish-ministrit të Brendshëm, Ilir Gjoni, i cili aktualisht mban dhe pozicionin e nënkryetarit të komisionit të Sigurisë Kombëtare. Burime nga PS kanë bërë të ditur se emri i Gjonit nuk është përmendur fare këto ditë si pjesë e listave. Ndërkohë që është konfirmuar moskandidimi ose kandidimi në vendet plotësuese i emrave të tillë, si Marko Bello, Agim Leka, Shegushe Ligori, Ilir Bejtja, Alfred Dalipi, Eltar Deda, Albert Çaçi, Et’hem Ruka etj. Duke patur parasysh edhe faktin se tashmë tre deputetët aktualë, Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli, të cilët në 2009-ën u zgjodhën nën siglën e PS-së dhe tashmë janë larguar prej saj, i bie që nga lista fituese e zgjedhjeve pararendëse të mos rikandidohen afërsisht 30 % e saj.
Lista e kandidatëve për deputetë
(Renditja e emrave është rastësore dhe s’ka të bëjë me renditjen e tyre në listën zyrtare që do të dorëzohet në KQZ)
Qarku Elbasan
Ben Blushi
Damian Gjiknuri
Evis Kushi
Alfred Peza
Taulant Balla
Musa Ulqini
Qarku Gjirokastër
Arben Ahmetaj
Erion Veliaj
Anastas Angjeli
Vladimir Kosta
Qarku Shkodër
Mimoza Hafizi
Tom Doshi
Paulin Sterkaj
Namik Kopliku
Qarku Lezhë
Mimi Kodheli
Armando Prenga
Arben Noka
Ndrecë Deda
Qarku Kukës
Vexhi Muçmata
Vladimir Elezi
Qarku Dibër
Shkëlqim Cani
Qemal Minxhozi
Ulsi Manja
Qarku Berat
Eduart Shalsi
Fidel Ylli
Ermonela Felaj
Eduard Bejko
Qarku Durrës
Blendi Klosi
Klodiana Spahiu
Namik Dokle
Ilir Beqja
Edison Konomi
Gazmir Bizhga
Qarku Fier
Gramoz Ruçi
Ilirian Celibashi
Eglantina Gjermeni
Armando Subashi
Erion Braçe?
Ervin Koçi
Fatos Klosi
Qarku Korçë
Bashkim Fino
Olta Xhaçka
Ylli Ziçishti
Ilir Pendavini
Ilir Xhangolli
Irena Kallço
Qarku Tiranë
Pandeli Majko
Sajmir Tahiri
Lindita Nikolla
Fatmir Xhafaj
Ditmir Bushati
Erion Braçe?
Arta Dade
Parid Cara
Besnik Bare
Vasilika Hysi
Artan Gaçi
Milena Harito
Xhemal Qefaliaj
Pjerin Ndreu
Sadri Abazi
Arbi Mazniku
Qarku Vlorë
Edi Rama
Valentina Leskaj
Luiza Xhuvani
Fatmir Toçi
Arben Malaj?
Brixhida Kokëdhima?
Arben Isaraj?
Eduard Leka
Deputetët që nuk janë ose që janë në dyshim për të qenë në listë
Agim Leka
Ilir Bejtja
Shegushe Ligori
Ilir Gjoni
Marko Bello
Pirro Lutaj
Arben Çuko
Paulina Hoxha
Skënder Hasa
Albert Çaçi
Et’hem Ruka
Hazir Gashi
MAPO
Add new comment