Mark Marku: Jashtë listës së PD-së u lanë demokratë për ish-ministrin e Edukimit të Ramiz Alisë

Mungesa e Mark Markut në listën e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit, ishte një prej surprizave të listës së demokratëve. Por, Marku ka thënë për “ABC News” se e priste që të mos ishte pjesë e listës së PD-së dhe për këtë arsye nuk është surprizuar shumë.
Ai ndërkohë ngre pyetjen se përse në listën e PD-së nuk ka pasur vend për demokratë, por ka pasur vend për ish-deputetë socialistë, mes të cilëve edhe ministri i Edukimit në kohën e Ramiz Alisë. Marku ka qenë kundër përfshirjes në listat e PD-së edhe të krerëve të partive aleate.
“Pse nuk kishte vend për demokratët dhe kishte për Kastriot Islamin, ministër i Edukimit në kohën e Ramiz Alisë?”, pyet ish-deputeti demokrat, Mark Marku.
Marku ka qenë një ndër të paktët zëra ndryshe në Partinë Demokratike, por që nuk arriti kurrë të formulonte qëndrime të qarta kritike apo ndonjë platformë, siç premtoi verën e kaluar./b.l
TEMA
Add new comment