Nafta prek “fundin” në bursë, në Shqipëri çmimet rriten

Postuar në 10 Maj, 2013 03:10

 

Kur i gjithë opinioni publik është përfshirë në bebatet e nxehta për zgjedhjet, listat dhe gjithçka lidhet me to, spekulantet në tregje kanë gjetur parajsën. Si gjithmonë në të tilla situata me çmimet e naftës abuzohet më shumë. Për shkak të krizës ekonomike në Europë dhë frenimit të rritjes në Kinë një fuçi naftë në bursa po shitet 96 dollarë. Ndërsa në tregun  tonë një litër naftë shitet me 185 lekë njësoj sikur çmimi në treguan e huaj të ishte 160 dollarë për fuçi.

Kriza e brendshme

Përtej spekulimit me çmimet në import që rëndom grositët shqiptare aplikojnë, tregu i brëndshëm i karburantëve po përjeton një problematike tjetër ekstra. Një nga kompanitë më të mëdha të shumicës dhe pakicës në vend tashmë është e gjendur dhe nuk po bën furnizimin normal me naftë. Për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet kjo kompani ka rritur çmimin e naftës më 150 lekë për litër kohët e fundit, duke  ndikuar kështu edhe pjesën tjetër të tregut. Më parë e njëjta kompani e ndikonte tregun, por duke ulur çmimin. Nga ana tjetër nafta brend në bursa shitet për 96 dollarë, madje disa lloje të naftës shiten edhe me 84 dollarë për fuçi. Ky është niveli më i ulët i çmimit në 5 vitet e fundit. Kjo pasqyron qartë shqetësimet mbi krizën ekonomike të Europës dhe ngadalësimin e rritjes në nivel botëror. Konsumi i naftës është tkurrur, ndërsa rezervat janë shtuar, çka shtyn ekspertë të energjisë të besojnë se çmimi do të vazhdojë rënien.

Spekulimet

Duke përfshirë të gjitha kostot që lidhen me blerjen, transportin, taksat dhe të tjera, ato përcaktojnë 50 për qind të nivelit të çmimeve të karburantëve. Pjesa tjetër administrohet nga tregtarët. Por tani kur e gjithë Europa dhe konsumatorët e saj po përfitojnë nga çmimet e ulta  në Shqipëri tregu ka reflketuar me rritje të çmimeve dy javët e fundit. Në tregun tonë rënia e çmimit nuk është më shumë se 5 për qind, në një kohë që në tregjet ndërkombëtare në dy muaj çmimet janë ulur më shumë se 30 për qind dhe po vijojnë rënien përditë. Tregtarët në vendin tonë thonë se, në Shqipëri ulja e madhe po frenohet nga shtrenjtimi i dollarit. Pasi sipas tyre, nafta shitet në këtë valutë. Por nga ana tjetër, grosistët shqiptarë furnizohen nga vendet e euros dhe nuk mund të justifikohen nga vlera e këmbimit të dollarit. Tradita ka treguar se tregu i naftës në vendin është joelastik ndaj tregut ndërkombëtar kur bie fjala për uljen e çmimeve, ndërsa për rritjen e tyre ecet me të njëjtat ritme. Sa herë ngrihet bursa e naftës, çmimi në vendin tonë vjen dy ditë para dhe 20-30 për qind më i lartë, sa herë ulet çmimi i naftës në tregun europian dhe botëror, tregu vëndas nuk reagon me ulje. Në vijojmë të kemi çmimet e krizës. Qeveria, duke mos mbledhur taksat dhe tatimet, padrejtësisht godet naftën (d.m.th, konsumatorët) duke vënë akciza shumë të larta.

 

Për shkak të krizës ekonomike në Europë dhë frenimit të rritjes në Kinë një fuçi naftë në bursa po shitet 96 dollarë. Ndërsa në tregun  tonë një litër naftë shitet me 185 lekë njësoj sikur çmimi në treguan e huaj të ishte 160 dollarë për fuçi.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.