Kandidatët e Vlorës, Patozi: Pasi të humbë ketu, Rama përballë nesh si kreu i grupit të minorancës

Postuar në 11 Maj, 2013 16:08

 

VLORE- Kreu i grupit parlamentar te PD-se, deputeti Astrit Patozi prezanton ne Vlore kandidatet e koalicionit te djathte qe do garojne ne zgjedhjet e 23 qershorit.

Patozi, duke iu referuar takimit te paradites ne kete qytet, ardhjes se kreut te PS-se, e njeheresh kandidatit per deputet ne Vlore, Edi Rama ka thene se ky eshte nje tregues drejt humbjes.

Sipas tij, rruga qe PD ka bere eshte nje deshmi e qarte e fitores ne 23 qershor, nderkohe qe e vleresoi listen e PD si perfaqesuese te denje per Vloren.

“Ardhja e Ramës në Vlorë si kandidat për deputet është një faktor lëvizës i tij, që ecën drejt humbjes. Rama garën tani e ka me mua, e pasi të humbë në Vlorë, do të përballet me ne si kryetar i grupit të minorancës”, tha Patozi.

 

Lista e kandidateve ne qarkun VLORE
1. Astrit Patozi
2. Arben Ristani
3. Liljana Elmazi
4. Ardjan Kollozi
5. Leonard Sinani
6. Ylli Piro
7. Vesel Koçia
8. Hysni Sharra
9. Shkëlqim Lepenica
10. Daniela Beqiri
11. Manjola Nikollo
12. Fejzi Ali
13. Lorena Kore

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.