Arkiv-Lajme të përditësuara
Arratisje spektakolare të 5 të burgosurve, midis të cilëve 1 shqiptar. Vetëm në 5 minuta
ZVICËR- Dje ka ndodhur një arratisje spektakolare të pesë të burgosurve nga burgu Bois-Mernet, i Lozanës, Zvicër. Në mesin e të arratisurve janë edhe një shtetas nga Kosova dhe një tjetër nga Shqipëria. Shefi i grupit është një serb 45-vjeçar i cili konsiderohet se i përket bandës së njohur ndërkombëtare të krimit “Pink Panther”. Kjo bandë kishte plaçkitur në vitin 2012 stoli dhe orë me vlerë prej 1.3 milion frangash në Lucern.
Drejtësi e shëndoshë, Nishani: Duhet pavarësi, paanshmëri, përgjegjshmëri dhe eficencë
Pavarësia, paanshmëria, përgjegjshmëria dhe eficenca janë standardet që përfaqësojnë njësitë matëse të drejtësisë së shëndoshë , deklaroi Presidenti Bujar Nishani gjatë Konferencës Kombëtare, “Lidershipi gjyqësor”. “ Këto nuk kërkohen vetëm nga ndërkombëtarët dhe qytetarët por edhe nga vetë drejtuesit e gjykatave shqiptare. Gjykata në ushtrimin e detyrës për zbatimin e ligjit duhet të garantojë drejtsinë individuale, mbrojtjen e ushtrimit të së drejtës, të mbrojë individin nga arbitrariteti qeverisës, të funksionojë si institucion i paanshëm dhe i pavarur, i ndarë nga pushtet.
Berisha në mbledhje qeverie: Në mandatin tonë të tretë do të ketë më shumë gra ministre
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së sotmte qeverisë premtoi se në mandatin e tretë të qeverisë së tij do të ketë më shumë femra në postet ministrore si një parim bazë për ndarjen e kuotave gjinore.
Kryeministri deklaroi gjithashtu se qeveria do të vendosë sot për rimbursimin e TVSH-së për fermerët dhe për industrinë turistike çka sipas tij është përmbushja e një premtimi për rritjen e prodhimit dhe një lehtësim i madh për ekonominë.
Islami: Majko është inferior. Dade: Kaçin e shpëtuam nga SHIK-u i Berishës
Vazhdon të jetë e ashpër përplasja mes socialistëve dhe demokratit më të ri, Kastriot Islami.
Pasi Pandeli Majko ironizoi praninë e Islamit në tribunën e Partisë Demokratike, në çeljen e fushatës, duke thënë se është mirë të jesh tradhtar, Islami është përgjigjur në Facebook duke thënë se Majko është inferior dhe mediokër.
Engel: Zgjedhjet e 23 qershorit tepër të rëndësishme
Eliot Engel, ligjvënës në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, deklaron se zgjedhjet në Shqipëri janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe se mbarë bota i ka sytë tek to.
Në një intervistë dhënë për Radion "Evropa e Lirë", Engel shfaq shpresën se zgjedhjet do të jenë të ndershme dhe do të nxjerrin fituesin e vërtetë, pasi ky do të ishte një hap i mirë në aspiratat integruese të vendit.
Ikja e kolonelit, a i ka mbetur njeri më Kreshnikut
Milo: Rama na “shiti” për LSI, nuk na hap telefonin
Kreu i PDS-së, Paskal Milo, tha dje se Rama i shiti aleatët e tij për LSI-në. “Sigurisht, jemi koshientë që PS na shiti për LSI, këtë e dinë të gjithë shqiptarët, por ne të ardhmen tonë, kontributin tonë ndaj opozitës shqiptare, nuk e lidhim me emra të përveçëm, por me kauzën dhe alternativën tonë. Ne po vuajmë tradhtinë e radhës që aq shpesh ndodh tek e majta shqiptare, por kjo tashmë nuk na ligështon”, tha Milo, i ftuar në News 24. Milo tha se pas zyrtarizmit të koalicionit opozitar, Rama nuk ia hap telefonin asnjë aleati.
Një pyetje e lehtë, por shumë e vështirë për Topallin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, që udhëheq listën e kandidatëve për qarkun e Shkodrës, u vu në siklet nga një pyetje e thjeshtë e një studenteje në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Studentja e Ekonomikut, Stesi Laqja, pyeti Topallin për shanset që kanë të rinjtë për të gjetur një punë, kur mbarojnë studimet.
AKP I JEP GODITJEN E FUNDIT KOALICIONIT?
Zhvillimet e fundit në AKP i konfirmojnë dyshimet tona për mënyrën se si po udhëhiqet procesi i privatizimit dhe ekonomisë. Tërheqja e SHBA've nga ky agjencion do të këtë pasoja të renda për ekonominë e vendit tonë. AKR kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Kryetarit të Bordit. Nëse Kryeministri nuk merr masa të menjëhershme, rrugët tona do të ndahen. Flet për Express, Behgjet Pacolli, President i AKR'së.
Express: Cili është qëndrimi i juaj për largimin e përfaqësuesit të SHBA’së nga AKP’ja?
Qeveria, borxh për zgjedhjet
Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se qeveria ka rritur fort shpenzimet në prag të zgjedhjeve, një fenomen i përsëritur që përdoret shpesh për qëllime elektorale.
Sipas Ministrisë së Financave, vetëm për muajin prill, qeveria ka investuar mbi 115 milionë dollarë në ekonomi, një shifër gati e barabartë me investimet e tre muajve paraardhës të marrë së bashku.
Por, si është financuar kjo rritje e fortë e shpenzimeve? Shifrat tregojnë se pjesa më e madhe është financuar me borxh.