Berisha në mbledhje qeverie: Në mandatin tonë të tretë do të ketë më shumë gra ministre

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së sotmte qeverisë premtoi se në mandatin e tretë të qeverisë së tij do të ketë më shumë femra në postet ministrore si një parim bazë për ndarjen e kuotave gjinore.
Kryeministri deklaroi gjithashtu se qeveria do të vendosë sot për rimbursimin e TVSH-së për fermerët dhe për industrinë turistike çka sipas tij është përmbushja e një premtimi për rritjen e prodhimit dhe një lehtësim i madh për ekonominë.
Ndërkohë, duke iu referuar shqetësimit të peshkatarëve të Durrësit, me të cilët zhvilloi një bashkëbisedim pasditen e djeshme, Berisha theksoi se duhet hartuar menjëherë plani kombëtar për këtë sektor.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për prodhimin dhe nxitjen e peshkimit, ky është zotimi ynë. Ne kemi shpallur se do të hartojmë një plan kombëtar për peshkimin. Të gjithë taksat të shkojnë në promocionin e duhur. 1 mijë euro për të ankoruar anijen është një problem i madh. Ne do bëjmë gjithçka që ta nxjerrim peshkimin në vendin që meriton”, tha kryeministri.
SHQIP
Add new comment