Drejtësi e shëndoshë, Nishani: Duhet pavarësi, paanshmëri, përgjegjshmëri dhe eficencë

Postuar në 15 Maj, 2013 07:14

Pavarësia, paanshmëria, përgjegjshmëria dhe eficenca janë standardet që përfaqësojnë njësitë matëse të drejtësisë së shëndoshë , deklaroi Presidenti Bujar Nishani  gjatë Konferencës Kombëtare, “Lidershipi gjyqësor”. “  Këto nuk kërkohen vetëm nga ndërkombëtarët dhe qytetarët por edhe nga vetë drejtuesit e gjykatave shqiptare. Gjykata në ushtrimin e detyrës për zbatimin e ligjit duhet të garantojë drejtsinë individuale, mbrojtjen e ushtrimit të së drejtës, të mbrojë individin nga arbitrariteti qeverisës, të funksionojë si institucion i paanshëm dhe i pavarur, i ndarë nga pushtet. Baza kushtetuese dhe ligjore dikton një gjyqtar të pavarur, por jo autonom për sa i përket imunitetit. Të gjithë njerëzit duhet të trajtohen si të barabartë, pa diskriminime. Roli i drejtuesit të gjykatësit është i gjithanshëm”, tha Nishani.  Sipas Presidentit kryetari  i një gjykate duhet të ketë integritet të lartë profesional dhe moral, por po shkojmë përtej këtyre dhe kërkojmë edhe shpirtin e iniciativës, aftësi të komunikimit, aftësi humane dhe vendimmarrëse. “Duhet dikush me aftësi menaxheriale në krye të gjykatës” , tha Nishani.Kreu i shtetit tha se gjykata duhet të kthejë besimin e qytetarëve tek to si dhe të dijë të reagojë ndaj presioneve që i bëhen prej politikës. “Duhet të rritet transparencës, menaxhim sa më eficent të cështjeve gjyqësore. Gjykatat të evidentojnë vendimet e gabuara dhe të padrejta që i mohojnë lirinë qytetarëve”, tha Nishani.  Ndërsa Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi u shpreh se reformat në drejtësi nuk kanë vlerë nëse nuk pranohen prej gjyqtarëve. ”Karrigia e kryetarit të gjykatës nuk është një fat. Ne mbajtëm premtimet e bëra për ta reformuar këtë sistem por përmirësimi duhet të vazhdojë edhe me mbështetjen tuaj. Ky sistem duhet të bëhet gjithnjë e më transparent që të monitorohet më mirë. Të ndahen gjyqtarët e aftë nga ata të paaftët”, tha Halimi. Sipas tij  udhëheqja e mirë e çdo gjykate shërben jo vetëm si një fytyrë e mirë e sistemit të drejtësisë por është një gjenerator në përmirësimin e imazhit dhe besimit të publikut tek ky sistem. “Një vit më parë premtuam disa reforma që do të ndihmonin në përmirësimin e sistemit të drejtësisë. Ju premtuam juve dhe qytetarëve se do ti kryenim këto reforma, për të ndikuar dhe tek besimi publikut tek drejtësia. Sot pas një viti ne i mbajtëm premtimet tona. Dhe kjo falë mbështetjes suaj” tha Halimi.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.